Ekonomia jonë është e tëra e ‘lazaratizuar’, prandaj …

Postuar në 05 Mars, 2014 04:22
Mustafa Nano

Të gjithë e dimë se “suksesi” i ekonomisë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit është ngritur edhe mbi burime e veprimtari ilegale, për të cilat qeveritë kanë mbyllur njërin sy, rëndom edhe të dy sytë, e kanë bërë sikur nuk dinë gjë. Një pjesë tjetër e rëndësishme e gjallërisë ekonomike ka patur e ka lidhje me investime e veprimtari legale, por që janë bërë kuturú, në një klimë të shthurur ‘laissez-faire’, me një logjikë aspak ekonomike, gjë që duket tek thërmimi në mijra dromca i një tregu a biznesi të caktuar dhe tek përqendrimi ‘bërthamor’ i këtyre dromcave në një hapësirë të ngushtë fizike, gjë që nuk e lejon konkurencën të japë fryte; përkundrazi, në këto rrethana kemi të bëjmë me një situatë që ilustron një logjikë kokëposhtë të ekonomisë së tregut, pasi kjo konkurencë e çmendur mes këtyre dromcave i bën jo fitimprurëse, në mos me humbje, një pjesë të madhe investimesh. Fjala vjen, vetëm në rrugën Tiranë-Durrës gjen gati 50 distributorë karburanti, mesatarisht një në çdo kilometër qoftë në vajtje, qoftë në ardhje, gjë që të bën të besosh se paratë që janë hedhur për këto investime do duan kohë që të rimerren në formë fitimesh; nëse do të rimerren ndonjëherë.

Duhet thënë se veprimtaritë ilegale kanë qenë një stimul i mirë për ekonominë shqiptare. Shembull? Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se ‘Lazarati’ është një veprimtari që, në një vështrim pastërtisht ekonomik, veç të mira i sjell vendit, dhe kuptohet pse: paratë e investuara janë të papërfillshme (sa pará ha aktiviteti i kultivimit të marijuanës?), krijohen vende të shumta pune, dhe në fund sigurohen të ardhura të jashtëzakonshme, të cilat mund të përdoren si kapital për investime legale. Të gjitha këto i bëhen gjak e dhjamë ekonomisë, ashtu siç i janë bërë paratë e futura në Shqipëri nëpërmjet prostitucionit, trafiqeve të lloj-llojshme, deri dhe krimit të organizuar.

Në një artikull të publikuar pardje në gazetën ‘Shekulli’, ku flitej për Lazaratin, autori Telnis Skuqi, nëpërmjet reportazhit të vet që e bazonte në fakte, të dhëna e intervista të marra në terren, rrekej të jepte një ide të plotë mbi atë që ndodhte në Lazaratin e këtyre ditëve. Gazetari kish intervistuar një kultivues droge, një rob me inicialet N.B., të cilin fshati – nuk ka ironi më të madhe – “e njeh për burrë të ndershëm, fjalëpak e punëtor”; kish intervistuar dhe kreun e Komunës, Dashnor Alikon; dhe që të dy japin një tablo të qartë të biznesit të drogës së Lazaratit.

“Nuk janë pak; janë 4,5 miliardë euro; me këtë shumë jetojnë për bukuri mijra punëtorë, qindra fermerë, si dhe disa pushtetarë”, thotë për gazetarin “burri i ndershëm, fjalëpak e punëtor”. Ndërsa Aliko fliste si të ish një sehirxhi e bjerradit atyre anëve. Dhe të mendosh se ky është njeriu që po ushtron mandatin e tretë në postin e kryekomunarit atje. A nuk është kureshtare të dish se çfarë lloj mandati qeverisës është ky i Alikos. Çfarë qeveris ky, që s’e ka për gjë t’i thotë gazetarit të Shekullit, se [nëse shteti ndërhyn në Lazarat për të penguar kultivimin e drogës, do të kemi] “një dekompozim social për mijra banorë”?

Merret vesh, se N.B. e ka rritur pak si shumë turnover-in e drogës së Lazaratit (4,5 miliardë euro janë më shumë se 1/3 e GDP-së sonë), por edhe sikur t’i pjesëtojmë këto shifra me koeficientin e teprimit, dilet kollaj tek përfundimi se biznesi i paligjshëm në fshatin që tanimë është unik dhe me nam në gjithë Europën është një patericë e mirë për ekonominë tonë. Dhe nuk është veç ky biznes, apo biznese të ngjashme me këtë, që e luajën rolin e patericës. Ka dhe biznese të tjera që, ndonëse janë të fisme (më të fisme), janë ngritur e funksionojnë në shkelje të rregullave. Fjala vjen, hotelet, restorantet e ndërtimet pa leje në zonat e bregdetit, apo bizneset e lojrave të fatit, apo – për të mbetur gjithnjë aty ku qeveria është duke ndërhyrë, apo aty ku ia ka patur qejfi të ndërhyjë – biznesi i furgonave, që bëjnë prej vitesh transport udhëtarësh.

Dhe të mos harrojmë se në segmentin që lidh kultivuesit e drogës së Lazaratit me pronarët e mjerë të furgonave ka me mijra biznese të tjera që ngrihen e funksionojnë po njësoj ose në shpërfillje të ligjeve, ose në respekt të ca ligjeve që janë ngritur për të favorizuar biznese anormale në një klimë konkurence të shterpët (në Tiranë, në një bythë vend, të sheh syri ngjitur e ngjitur ose disa qendra estetike, ose disa lokale bastesh, ose disa furra buke, ose disa bare e restorante, etj, etj).

Duket se aksionit të qeverisë në këtë lëmë po i bëhet pengesë rezistenca nga grupe interesi me mbështetje politike, por kjo është një pengesë që qeveria mund ta injorojë fare kollaj, siç ngjan se do injorojë, dhe me të drejtë, protestën e pronarëve të furgonave. Por halli i madh është gjetkë; është një hall që vjen – dhe me këtë po dal aty ku u nisa – prej papajtueshmërisë midis nevojës për të bërë disiplinimin ligjor të ekonomisë dhe nevojës për të ruajtur apo rritur gjallërinë e ekonomisë. Qeveria “Rama” ka dhënë disa shenja se privilegjon opcionin e disiplinimit ligjor, por do duhet t’i bëjë hesapet me faktin që kjo qasje ‘rule of law’ që kërkon të imponojë, sidoqë shumë e lavdërueshme si objektiv dhe strategji perspektive, bart sot për sot një kosto. Motorri i ekonomisë sonë është korrupsioni, babëzia, paligjshmëria, klientelizmi, evazioni, puna në të zezë, dhuna, arbitrariteti, paratë e pista, etj, dhe të ngrihesh kundër këtyre dukurive en bloc don të thotë ta fikësh për fare ekonominë. Dhe një gjë është e sigurtë: një ekonomi që fundoset është mënyra më e mirë për të inkurajuar paligjshmërinë dhe praktikat mujshare. E kështu, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse nxjerrim sytë në vend që të vëmë vetulla; ose duke u qëndruar larg metaforave, i japim më shumë jetë asaj që duam ta luftojmë.

Dita

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

duhet kuptuar edhe nje gje tjeter: europianeve as do tu behet fare merak se te ardhurat per fryme mund te bien me nje te treten per shqiptaret. ata thjesht do thone kaq prodhoni, kaq meritoni. ne asnje vend te botes nuk ekziston ndonje mundesi reale per te ofruar ndonje alternative kundrejt varferise dhe papunesise. nuk duhet te rrojme me iluzionin se nje politike ndryshe, do te prodhonte rezultate te mrekullueshme. gjerat duhen bere shume gradualisht dhe ne menyre te ballancuar, ne menyre qe informaliteti te zevendesohet nga formaliteti.

gjithashtu duhet kuptuar se politikat bujqesore te BE -se jane shkaku kryesor i pamundesise per te rritur prodhimin bujqesor vendas. "ndershmeria" e fermereve europiane garantohet nga fonde kolosale te BE-se. nese duam ndryshim, percaktimi i recetes eshte pjesa me e veshtire e procesit.

Submitted by Ilir Mborja (not verified) on

Shkrimi duket shumë i vërtetë dhe e vërteta po kaq e hidhur... Zeherr. Po si i bëhet hallit? A ka rrugëzgjidhje?

Submitted by Olsi (not verified) on

"Fjale pak e puntor" eshte fjale me vend per ate njeri z.Nano! Nese ai N.B do mbillte ndonjehere domate apo perime te tjera, do kishe miresine ti te beje ndonje artikull? E pra mesa po kuptoj po klikohesh vetem prej atij njeriu ne mos qofsha gabim! Ai di te mbjelle dhe e rrit dicka. Ndersa ti... nje Shqiptar je edhe ti si historia e atij qoftlargut: "te prishim cdo gje komuniste"! "te keqij e te mire kundra Saliut"(shprehja jote)
Dikur kur vilej vreshti ne kohen e Enverit, e dashnoret e rakise mblidhnin kokrrat e mbetuara pasi kishte me bollek. E prape sot nuk dine te mbjellin nje hardhi rrushi... Te me falesh ne te kam renduar, por kur diskutohet SHISH nga Saimir Tahiri, imagjino cbejne fqinjet e ti bashke qe Qershore te kete sa me shume!!!
SHISH SHIK sido ta kete emrin, titullarit na i nxirrni nje CV, e ta krahasojme me ate te Tahirit qe na e vuri si rend te dites! Jane disa prodhime qe BE-ja nuk na i do, po jane ca te tjera qe na tall keqas! Sa klase shkolle e dite pune 8 oraresh ka ky ministri jone te nxjerre per konsum kafesh SHISH-in? (asqe nuk dua te mbroj SHISH,por kur del ne treg do te thote qe shume Qershore do kete vetem e vetem nje palaço ti mbijetoje ketij 1-vjecari

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje reportazh i shkelqyer dhe nje koment brilant. Personalisht e kam lexuar reportazhin e gazetarit Skuqit. Eshte nje reporter nga me te miret e Shqiperise. Di ta trajtoj temen shkelqyeshem dhe te godisi bukur.  Muci besoj se ne kete pike ndan te njejtin mendim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.