BAROMETËR24: Aksioni “Fundi i Marrëzisë”, dështim; “Gjobat”, O.K.

Postuar në 14 Janar, 2014 11:25
Eduard Zaloshnja

Pothuaj treçereku i elektoratit aktiv urban mendon se aksioni kundër lojrave të fatit të paligjshme, i koduar “Fundi i Marrëzisë”, nuk solli fundin e marrëzisë së lojrave të fatit. Kjo është gjetja kryesore e këtij muaji në sondazhin periodik BAROMETËR24, të zhvilluar nga unë për televizionin NEWS24. Në nëntor, treçereku i të anketuarve ishin për mbylljen e të gjitha lokaleve të lojrave të fatit – edhe ato të ligjshme.

Më pozitiv është opinioni për fushtatën e gjobave të policisë rrugore - mbi 3/5 e elektoratit aktiv urban mendon se fushata e gjobave të policisë rrugore ka qenë joabuzive. Ndërkohë, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka mbetur nën nivelin kritik 50%. Aktualisht, vetëm 47% (si në dhjetor) e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e minstrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën aktuale në 23 qershor.

Kampioni i BAROMETËR24 anketohet periodikisht çdo muaj dhe është përzgjedhur në fillim të tetorit ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht. Rreth 57% e të anketuarve kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas, dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009, por jo në 2013. MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR për kampionin është Plus/Minus 2.8%.

Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – vazhdon të mbetet nën 50% Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve të BAROMETËR24 mendojnë se situata e rendit po përmirsohet nën qeverisjen e re, nga 60% që mendonin kështu në tetor. Vetëm 43% mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti, nga 55% që mendonin kështu në tetor.
Kuota pozitive për Kryeministrin Rama ka mbetur në nivelin 52%, nga 57% që ishte në tetor. Kuotat pozitive për PD-në dhe kryetarin e saj Basha kanë një rritje të lehtë këtë muaj (përkatësisht janë 32% dhe 40%), ndërsa kuotat pozitive të LSI-së dhe kryetarit të saj Meta kanë pësuar një përmirësim modest prej 1%. Më poshtë vijojnë të dhënat e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 7-13 janar.

(Te dhenat ne forme grafike:  http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=16319&IDFoto=16319 )

Ç'opinion keni për fushatën e gjobave të policisë rrugore?
Korrekte  61%
Abuzive  35%
S'e di      4%

A pati efekt aksioni kundër lojrave të fatit?
Po   6%
Jo   73%
Nuk e di  21%

A mendoni se gjendja ekonomike e familjes suaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji    Po     Jo     Nuk e di
Tetor    49%   26%   25%
Nentor  48%  29%    23%
Dhjetor  39%  37%  24%
Janar    38%  40%  22%

A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji   Po   Jo    Nuk e di
Tetor   55% 28% 17%
Nentor 55% 30% 15%
Dhjetor 41% 38% 21%
Janar   43% 39% 18%

A mendoni se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Muaji  Po   Jo    Nuk e di
Tetor  60%  21%  18%
Nentor 61%  25%  14%
Dhjetor  3% 53%  4%
Janar  47%  52%  1%

Opinioni për Kryeministrin Rama
Muaji    Pozitiv  Negativ  Asnjanës
23 Qershor* 57% 39%   4%
Tetor  57%     34%    9%
Nentor  56%  36%    8%
Dhjetor   52%  37%  11%
Janar   52%  38%   10%
*57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për ekipin e Ministrave
Muaji  Pozitiv  Negativ  Asnjanës
23 Qershor*  57% 39%  4%
Tetor   51%   34%  15%
Nentor 52%  35% 13%
Dhjetor 47% 36% 17%
Janar 4  7% 37% 16%
*57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar PS
Muaji  Pozitiv  Negativ  Asnjanës
23 Qershor* 42% 39% 19%
Tetor  47%  36% 17%
Nentor  47%  37% 16%
Dhjetor 47% 38% 15%
Janar 47% 39% 14%
*42% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 19% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Kryetarin e PD, Basha
Muaji  Negativ  Pozitiv  Asnjanës
23 Qershor* 57% 30% 13%
Tetor  44% 41% 15%
Nentor 45% 40% 15%
Dhjetor 45% 40% 15%
Janar  46% 40% 14%
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për mazhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar PD
Muaji Negativ Pozitiv Asnjanës
23 Qershor* 57% 30% 13%
Tetor 51% 29% 20%
Nentor 55% 30% 15%
Dhjetor 56% 30% 14%
Janar 57% 32% 11%
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për mazhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Kryetarin e LSI Meta
Muaji  Pozitiv  Negativ  Asnjanës
23 Qershor* 10% 39% 51%
Tetor 44% 39% 17%
Nentor 44% 40% 16%
Dhjetor 46% 40% 14%
Janar 47% 39% 14%
*10% e të anketuarve kanë votuar për LSI-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar LSI
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 10% 39% 51%
Tetor 37% 39% 24%
Nentor 37% 40% 23%
Dhjetor 40% 40% 20%
Janar 41% 39% 20%
*10% e të anketuarve kanë votuar për LSI-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

KAMPIONI:
a – I njëjti kampion rianketohet periodikisht çdo muaj.

b - 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur fillimisht ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks.

c - Kampioni është i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht

d - 57% e të anketuarve kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas, dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009, por jo në 2013.

MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.

Comments

Submitted by Tirana (not verified) on

Mbeshtetja per dy krahet e politikes ka rene ndjeshem. Sondazhi nuk e reflekton kete gje. I sugjeroj z. Zaloshnja te ndryshoje kampionin si dhe te perfshije variabla te tjere ne vrojtim.

Submitted by Beni (not verified) on

z. Zaloshnja duke ju pergezuar per tipet e tilla te studimeve qe kryhen pasi jane te domosdoshme  do ju drejtohem me disa pyetje:

1. Keta qytetare te perzgjedhur, me telefona fikse, a i perpafrohen mendimit te shumices se popullates??(shtrohet kjo pyetje sepse keta njerez mund te jene perballur pak ose aspak me gjobat e vendosura nga policia duke supozuar qe te jesh ne shtepi dhe ti pergjigjesh telefonit je shtepiak dhe kalon nje kohe te madhe brenda mureve te shtepise)

2. Mos valle duhet te perdorni intervistat ne ato zona urbane me njerez te trajnuar ne vend te telefonatave pasi ashtu kampioniet e perzgjedhur do ndikoheshin me pak per pergjigjet qe do jepnin ne anketim??

Submitted by respublica (not verified) on

Beni,

Kampioni perfaqeson elektoratin aktiv urban si nga pikpamja demografike, ashtu dhe gjeografike e politike - pra te gjitha grupmoshat dhe te gjitha qytetet jane perfaqesuar sipas orientimit te tyre politik.

Anketimi i drejtperdrejte ne shtepite e te anketuarve eshte shume i kushtueshem dhe zgjat shume. anketimi me telefonata perdoret kudo per sondazhe periodike si BAROMETER24.

E.Zaloshnja

Submitted by Pema (not verified) on

Zoloshnja, numrat duken shume keq. Kur e postove e artikullin, ke nje opsion tek editori ku mund te vendosesh tabela. Harxho 2 minuta duke e bere artikullin me te lexueshem se nuk te gje gje.

Mire beni me keto sondazhet meqe ra fjala.

Submitted by Mah (not verified) on

Pavarsisht nga sondazhi qe jam i prirur ta besoj. Te pakten ata qe njoh une nuk kane ndryshuar aspak mendim dhe nuk kane asnje verejtje dhe jane biles shume te entuziazmuar nga puna e dritanishme e qeverise. Tani eshte shpejt per te dhene nje gjykim te sakte por elektorati gri nuk ka shans te nderroje qeveri me sistemin aktual elektoral. Mund ta rrudhe por kurrsesi ta ndryshoje. Keto sondazhe do te kishin efekt vetem nese ndryshon sistemi elektoral dhe kete e di mire Zaloshnja me eksperiencen me te fundit te zgjedhjeve.

Submitted by Albi (not verified) on

Icik si ne kundershtim me veten o Mah. Nga njera ane pretendon qe paske pune spektakolare. Nga ana tjeter qe elektorati gri nuk ndryshon dot qeverine prej kodit, pra po te ishte kodi me i mire do kishte arsye te fillonin e te bezdiseshin njerezit nga puna e qeverise.

Ndaje mendjen.

Submitted by Mah (not verified) on

Realisht ata qe njoh une pra simpatizante te Ps-se nuk kane ndryshuar aspak opinion. Duke e konfrontuar me sondazhin e duke e marre per te vertete per ate çka pasqyron eshte e thjeshte te konkludosh se nuk ndryshon asgje. Megjithate eshte akoma shpejt per te dale me nje konkluzion apo te pretendohet ndonje rezultat paraprak sikurse zgjedhjet te zhvilloheshin kete te diele. Sinqerisht hidhi  syte nga miqte kusherijte tuaj dhe thuame sa te zhgenjyer jane realisht nga qeveria dhe pyeti se per ke do votojne e flasim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.