Autostrada e Baldushkut, krimi ekonomik dhe tuneli i Krrabës

Opinioni publik jetoi për një kohë të gjatë me përpjekjet e zbulimit të Korridorit Qendror Jugor (Boshti Jugut), përjetoi me vetë sakrificat për të ndërtuar segmentin e parë rrugor me financime private ose siç quhet me format e pastra konçesionare. Propoganda se nuk u siguruan financimet nga kompanitë private nuk është e vërtetë. Financimet e ndërtimit autostradës Baldushkut u siguruan , kjo është e dekumentuar . Por grupet e interesit larguan invesitorët , shkatërruan autorin dhe po ndërtojnë me dhunën e pushtetit , me kosto të lartë rrugën Tiranë – Tynel – Unazë , Elbasan . Rruga e re do të kushtoj mbi V = 400 milion $ , si dhe nevoitet edhe tre vjet kohë të përfundojë … Tirana dhe Elbasani në vijë ajrore kanë gjatësinë L = 32, 4 – 33 km dhe largësia midis dy qëndrave arrin reth L = 40 km ……..Çdo rrugë ka interes të ndërtohet . Ato janë pasuri e vepra arti për vëndin . Qëndrat urbane kanë disa lidhje rrugore . Por radha e ndërtimit varet nga kostot dhe mundësitë e ndërtimit . Rrugët nuk ndërtohen me konceptin e Pietrit Madh , sepse me llogjikën e xhahilit ne ndërtuam Bunkerat , që na pinë Gjakun , ndërsa tani na u shpik hapja e Tyneleve .. Konceptet antiekonomike se nuk gjenden financime private për rrugët shqiptare formojnë boshtin kryesor të shkatërrimit ekonomisë dhe dëmtimit të arritjeve të qeverisë aktuale … Invesitorët privatë nuk mund të financojnë rrugët (e Faruk – Bodes ) , Tiranë – Tynel – Elbasan , Thumanë – Pezë – Rrogozhinë – rrugën e Arbërit , rrugën e Plloçës , rrugën e deformuar Papër - Kuçovë – Berat , sepse kanë rentabilitetin e vonuar etj …
Në gazetën RD, date 27 dhjetor 2012 , artikulli “Ritja e Mirqënies , Shqipëria e treta”, doktori shkruante :Çfar ka ndodhur me rrugën e Arbrit ? Ka ndodhur nji ngadalesim , sepse autostrada Tiran – Elbasan ka qënë e parashikuar pa tynel . Ka qënë nji trajektore e cila kalonte Tiran – Baldushk – Papër dhe aks kombëtar . Nji trajektore e cila duhet të pranojmë se për kosto e kishte katër ( 4 ) herë më të ulët në mos pesë ( 5 ), se sa autostrada me tynelin e Krrabës …..Por besoj se qytetarët e gjithë vëndit bien dakort se kjo nyje dhe ky tynel ka impaktin më të jashtzakonshëm në zhvillimin e vëndit në tërësi .Sepse nuk po marr këtu , po marr Shqipërin nga Leskoviku deri në Elbasan , nga Berati në Skrapar i gjithë ky pellg që ka mbi 1 milion banor ,fitojnë nji orë kohë në mbrritjen e tyre në metropolin e vendit ,,
Po të mos i kishte shkruar K. Ministri kostot e mësipërme , asnji nuk do ti besonte , që autostrada e Baldushkut kushton N = 4 -5 he më pak se rruga e Krrabës …Por doktori harroi të shtonte se cilat ishin arsyet që Bllokoi ndërtimin e Autostradës Baldushkut .. E cila zgjidhte kalimin në Elbasan dhe Jug ( Berat – Memaliaj ) ..dhe do të financohej dhe ndërtohej me financime private dhe mbi v = 60 % të ndërtimeve do të kryeheshin nga ndërtuesit shqiptar.
AUTOSTRADA TIRANE – SAUK -TEGU – SAUK – TUNEL – ELBASAN ….( ose RRUGA TEGUT )
Kërkesa për të lidhur Tiranën me Elbasanin është e vjetër , por kurora e kodrave të basenit ujmbledhës të Erzenit dhe Shkumbinit kanë bllokuar lidhjen direkt të kryeqytetit dhe Elbasanit . Italianët rrugën në kreshtën e Krrabës për qëllime ushtarake …Lartësia e kodrave nga ana e Minierës ( Ibës ) arrin H = ± 650 m dhe për kalimin fushor të malit , gjurma e rrugës është e detyruar të kalojë në tynele…. Qeveria shqiptare ka vendosur ndërtimin e Autostradës Tiranë – Sauk ose Liqen – Tegu - Bërzhit – Minierë - Tynel - ura e Hekurudhës në unazën e Elbasanit . Rruga e re zëvëndson kalimin e rrugës alpine të Krrabës , shkurton udhëtimin nga Tirana në Elbasan dhe shkurton rrugë për mjetet e tranzitit për në Lindje , Qaf Thanë , Korçë , Kapshticë.
Autostrada e re nuk është pjesë e Boshtit Jugut … Per të shkuar në Jug , mjetet ose duhet të udhëtojnë deri në Papër , ose do të ndërtohet nji segment i ri rrugor L = 8 – 10 km dhe nji urë e re deri në Shals , ose do ti bien vërdallë nga Elbasani në Cërrik … për të marë drejtimin e Jugut .. Intesiteti mjeteve në rrugën e re të Elbasanit , duke qënë se mbulon vetëm lindjen , nuk kalon N = 5000…. mjete ditë . Kjo spjegohet me qarkullimin ekonomik dhe urban.. të zonës lindore ..Autostrada e re ka kosto të lartë , ka nji kthim të interesit pasiv , nuk justifikohet nga ana ekonomike , do të kërkoj kosto të lart mirëmbajtje … Nuk ka interesa të ndërtohej dhe mirmbahet me konçesion . Por dhe si Skemë Qarkullimi nuk është funksionale …….Për të shkuar në Elbasan mjetet e Veriut dhe Durrësit duket të kalojnë nga Kthesa e Kamzës - Rotonda e Doganës – kryqëzimi Teknollogjikut - Qëndra Kristal - Liqen …..Tegu …. Tynel – Elbasan . Nga sa kuptohet kryqëzimeve të Doganës , ish Teknollogjikut , Kristalit do ti shtohen dhe mjetet e tranzitit të Durrësit dhe Veriut ……… M.Trasportit po quan me dhunë si unazë të jashtëme segmentin Rotonda e Doganës – kryqëzimi Teknollogjikut - Qëndra Kristal - Liqen ….. Kjo ka qënë unazë e jashtëme në vitet 1980 , tashmë kjo është nji rrugë e brëndëshme dhe shumë e ngarkuar …
Në lidhje me zhvillimin urban të Tiranës dhe Elbasanit , ai do të jetë i kufizuar . Sepse lugina e Erzenit nga ana e Tiranës është e thyer dhe më shumë turistike se Tregtare …. Perspektiva e shtrirjes Tiranës për arsye të relieveit është në drejtim Durrësit dhe Kamzës ….Ishmit . Bulevardi Tiranës nuk po zgjatet nga Liqeni apo Sauku por nga Perëdimi dhe Jug – Perëndimi …. Ndërsa Elbasani nuk ka interes urban të zhvillohet në mënyrë intensive në rëpirat e luginës të përroit Kushes ….Dikush e dizinformon K.Ministrin …Juve në tavolinë u shprehët se nuk i pyes fare ata të M. Trasportit ..
AUTOSTRADA TIRANË – VAQAR - BALDUSHK – PAPËR
Autostrada e Baldushkut ndërtohet në anën Jugore të rrugës ex. që kalon në kreshtën e qafës së Krrabës. Traseja kalon në ultësirën e luginës Baldushkut dhe simotra e saj luginës lumit Paprit. Trasenë e ka vetëndërtuar natyra, është plotësisht fushore nuk kalon pjerrsinë n = 4 % , vepra më e madhe e artit është nji urë mbi lumin Erzen, kufiri ndarës midis lugianve nuk kalon lartësin H = 440 m. Traseja nuk ka tynele, ka pak shpronsime dhe lënda ndërtimore gjendet në gjatësin e trasesë rrugore… Të dyja luginat janë thellsishtë të gjelbruara dhe krijojnë vizione panoramike. Gjatësia Vaqar – Papër ishte L = 34,5 km. Kostoja e azhornuar ishte V = 86 milion euro. Autostrada e Baldushkut përfundon në Papër ose në qëndrën e gravitetit të kryqzimeve të Shqipërisë (Papër –Cërrik – Belsh). Një vektor shkon në drejtim të Elbasanit, ndërsa tjetri shkon në drejtim të Kuçovës, Beratit dhe Memaliajt. Autostrada zëvëndëson rrugën alpine të Krrabës, shkurton pak rrugë për në Elbasan, shkurton 40–70 km për gjithë Boshtin e Jugut, kushton n = 5 herë më pak se rruga me Tynel e Krrabës dhe është pjesë e Unazës jashtëme ose Tanxhenciales së Tiranës.
Kthesa e Kamzës – Vaqar – Ura e Farkës
Autostrada e Baldushkut, nëpërmjet Vaqarit, Lalmit, Mëzezit lidhet direkt me mbikalimin e Kthesës Kamzës duke krijuar mundësinë që mjetet që vijnë nga veriu dhe nga Durrësi të kalojnë direkt në Elbasan dhe në Jug, pa kaluar në brëndësi të segmenteve dhe unazave të Tiranës. Në perspektivë do të ndërtohej dhe unaza e jashtme ose Unaza Jugore Perëndimore e Tiranës, Kthesa e Kamzës – Mëzes - Lalmi – Vaqar – Picall – Stërmas – Ura e Farkës, e cila në pika të ndryshme lidhet me rrugët që dalin nga Tirana.
Autostrada e Baldushkut është dosja më e kompletuar nga ana teknike dhe juridike, përbën Bypassin natyral të kalimit nga lugina e Erzenit në luginën e lumit Shkumbin, formon Çerniern e Koridorit Qëndror Jugor duke siguruar me vështirësi N = 8000 mjete ditë. Autostrada e Baldushkut dhe segmentet Papër – Kuçovë -Berat – Memaliaj shkurtojnë deri L = 70 km për të gjitha qendrat e banuara në Shqipërinë Qendrore dhe Jugore. Kuçova, Berati afrohen L = 40 km, Memaliaj, Përmeti, Kakavija L = 70 km, Fieri, Lushja L = 20 km. Nëpërmjet Autostradës së Baldushkut, ekonomia shqiptare do të kishte përmirësime direkte në kostot e qarkullimit të mjeteve, pasagjerëve, mallrave. Rruga Tiranë – Tynel – Elbasan nuk ka lidhje me Boshtin e Jugut, ndërsa deformimet e aksit natyral të Korridorit Qendror Jugor (Boshtit Jugut) formojnë veprime antikombëtare.
A U SIGURUAN FINANCIMET E AUTOSTRADËS SË PARË KONCcESIONARE ?
Në datën 26 Maj 2008 në ambientet e Comp. *S. * janë firmosur të gjitha kontratat e financimeve për ndërtimin e Autostradës Vaqar – Baldushk –Papër me gjatësi L = 34,5 km me vlerë V = 150 milion €uro. Në koston V = 86 milion euro u shtuan vlerat e siguracioneve, shpronësimeve, kostot shtetërore adminstrative etj .
Mbas 4 muaj kontrolle teknike, dosja e autostradës parë konçesionare është vlerësuar si dosja më e kompletuar nga ana teknike, juridike dhe administrative. Korridori rrugor përbën nji segment të rëndësishëm në perspektivën e ndërtimit të rrugëve të reja për në Jug dhe Lindje të vëndit… Ky ishte konkluzioni i investitorëve. Kjo ishte arsyeja që u siguruan financimet e autostradës panoramike të Baldushkut.
Me datën 10 Korrik 2008 kryeministri miratoi me shumë gëzim sigurimin e financimeve, vlerësoi invesitorët seriozë, miratoi filllimin e punimeve në shtator dhe koferencën e shtypit më datën 11 Korrik ….. Ndërsa më datën 1 shtator, kryeministri bllokon projektin e ndërtimit konçesionar … Ai iu shpreh invesitorve ….”Nuk do të ndërtojmë rrugë me konçesion që populli të paguaj taksa për udhëtim, do të ndërtojmë rrugë me financimet tona dhe të komunitetit europian … na falni që nuk ju kemi njoftuar më parë”. Pa u shqetësuar për kostot në ekonominë vendore , pa u shqetësuar për dekumentacionet e firmosura nga ana etj , pa u shqetsuar për kostot dhe sakrificat dhjetë vjeçare për konceptin e Koridorit Qëndror Jugor ( Boshtit Jugut ) dhe kostot e projektit Autostradës Baldushkut, të cilat kjo qeveri i ka përdorur tre legjislatura për të ardhur në pushtet ..Ndërsa autorit i ka lënë peshqesh projektin e Autostradës , i cili është realizuar me miratimin e organeve të qeverisë . Duke shkatërruar nga ana ekonomike dhe morale në radhë të parë autorin .. …Kur ishin të majtët në pushtet autorin e konsideronin ekstremist të djathtë , ndërsa të djathtët ka mbetur ta vrasin mbrapa krahëve.
Para zgjedhjeve të viteve 2005 ekspozuam hartat në nji takim me kryeministrin, i cili vlerësoi dhe pëlqeu shumë Korridorin Qëndror Jugor , i vuri emrin Boshti i Jugut dhe e shfrytëzoi si program të qeverisë. Mbasi shkatërruan autorin, kanë financuar tendera për deformimin e Koridorit Qëndror Jugor , deformimin e autostradës Baldushkut , deformimin e segmentit Papër -Kuçovë - Berat dhe gjithë Boshtit Jugut. Për Boshtin e Jugut është mbajtur dhe firmosur n = 24 pushtetar nji memoradum në Berat ( Koridori Uneskos ) etj. Lloj lloj pushtetarësh apo deputetësh përdorin për të ardhur në pushtet Boshtin e Jugut …duke ia atribuar me servilizëm dhe hipokrizi doktorit. Nuk është doktori autor. Por para syve të doktorit po deformohet dhe shkatërrohet Koridori më i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në brëndësinë tokësore të vendit. Sot Koridori Qëndor Jugor ka dy – tre herë më shumë mjete se rruga e Kombit. Të gjitha këto qëndrime anti-intelektuale nuk i lejohen sidomos doktorit, kultura e të cilit bazohet në guximin e autodidaktit. Kur nuk i mbroni ju intelektualët autodidaktë, Juve që gjithë kulturën e keni qëmtuar në trasenë që ke hapur me forcën e vullnetit (dhe aksiomën ordnung ist das halbe leben ), kush do t’i mbrojë gjithë këta të rinj që ju u flisni për ëndrrat e guximin? Do të ishte morale dhe adminstrative që juve të kryeni detyrimet ndaj Koridorit Qëndror Jugor dhe Autostradës Konçesionare Vaqar – Baldushk – Papër .
DREJTIMI GABUAR I INFRASTRUKTURËS
Për të siguruar financime në europë ose gjetkë duhet të kesh nji projekt rentabël dhe të gjitha Lejet teknike dhe Administrative . Këto dekumenta autostrada e Baldushkut i kishte të dyja dhe mbas katër muaj siguroi financimet e ndërtimit.
Sot në Shqipëri nuk ka nji nji projekt të studjuar dhe të miratuar , nuk ka strategji për infrastrukturën tokësore , hekurudhore dhe sidomos detare . Natyrishtë të lidhura me shfrytëzimin e burimeve natyrore kanë vetëm projektin Thumanë – Pezë – Rogozhinë që këkojnë ta japin me forcë me konçesion.
Me konçesionin e Rinasit kanë shitur Qiellin e Shqipërisë dhe i thurin lavde konçesionarit kur monopoli i trafikut kaloi nji million posagjer , ndërsa me monopolin e portit Durrësit kanë bllokuar gjithë aktivitetin e ndërtimeve portuale detare.
Rruga e Kombit në qoftë se nuk ndërtohet Euro Porti Shëngjinit për tranzitin e mallrave të Ballkanit do të mbesi nji rrugë me qarkullim të ngadalshëm , në kufijtë e interesit të dy shteteve .Emërtimi Durrës – Kukës , të cilën ne e kemi kundërshtuar nuk justifikon përmbajten e saj. Koridori Mirditës ose rruga e Kombit nuk ka lidhje vetëm me Durrësin por me shqipërinë dhe sidomos me bregdetin . Sepse Ballkanit dhe Europës nuk ju hap barku për arritjet e Tiranës por për pozicionin gjeografik dhe sidomos Bregdetin.
Porti Durrësit nuk mban ose nuk shton intesitetin e qarkullimit në rrugën e Kombit as në rrugën Tiranë - Tynel – Elbasan dhe nuk mban gjallè hekurudhën. Nga porti pothuaj nuk nuk sigurohet asnji ton mall tranzit për ekonominë vendore . Shqipëria megjithëse është urë Tranziti nuk tranziton asnji ton mall për në Ballkan dhe anasjelltas. Edhe sikur të kishte , asnji mjet nuk ka interes të vijë nga Durrësi në Tiranë , të udhëtojë në unazat e Tiranës dhe nga Kristali e Liqeni të shkojë në Elbasan … Kjo nënkupton se rruga Tiranë –Tynel – Elbasan nuk ka lidhje direkt me tranzitin ose me Koridorin *8 * ..
Rruga e Arbërit përveç se lidh krahinën fisnike të Dibrës me Tiranën nuk ka asnji interes ekonomik . Intesiteti mjeteve nuk do të kalojë N = 2000 mjete ditë. Bëhet nji propogandë e çfrenuar për ndërtimin e saj duke harruar koridoret me intesitet të lartë zhvillimi. Duke krahësuar ose barazuar rrugën e Arbërit me Boshtin e Jugut . Kanë frikë të deklarojnë se në koridoret fushore të Osumit në çdo kilometër ka nji zonë urbane.
Po investohet në pyllin e Sodës për ndërtimin e nji porti , atje ku nuk u ndërtua porti Konteinerëve dhe aty ku nuk ndërtohet port tregtar . Vetëm dhe vetëm të shkatërrohet zona turistike e gjirit Vlorës. Në gjirin e Shëngjinit as nuk ka as nuk ndërtohet port tregtar për Kosovën .
Po projektohet hapja e tynelit Llogorasë . Kalimi nga Orikumi në Palasë realizohet nëpërmjet fushës Ravenës ( h = 280 m ) dhe nuk ka nevojë për tynele . Por si duket do ti hapet punë kompanisë greke. Ose Vorio Epirit Ekonomik .
Studimet e Strategjisë e infrastrukturës shqiptare deklarojnë se janë L = 500 km autostrada të reja dhe nji grup portesh turistike , peshkimi e tregtare ( Europorti Shëngjinit , Semanit , Orikumit ose Dajlanit ) , që ndërtohen me financime private konçesionare . Është përpunuar nji strategji për zhvillimin e Infrastrukturën detare , bregdetare dhe tokësore . Koridoret e Osumit, Koridori Qëndror Jugor, Koridori Myzeqesë, Tre Koridoret Turistike, Koridori Salarisë, Koridori Voskopjës, qëndra e gravitetit të infrastrukturës Shqiptare do të jenë pjesë e programeve perspektive të infrastrukturës shqiptare . Studimet do të prezantohen së afërmi në opinionin publik.
Ministria e trasportit ka nevojë të ndahet , reformohet mbi koncepte të reja zhvillimi . Kostot e ndërtimit të rrugës Kombit dhe rrugës Tegut kanë futur ekonominë në lebrozën e interesave klanore, kurimi të cilës do kërkojë nji karentinë të zgjatur rimëkëmbje. Dëshiroj të mbyll të vërtetat me thirjen: “Ndal hapjes me dhunë të tyneleve, ndal rrugëve me lekët e popullit më fukara të Ballkanit”. Rrugët e nji kombi nuk fillojnë as nuk mbarojnë me një apo pesë mandate. Ato në Shqipëri sapo kanë filluar, mbi koncepte dhe kurajo të reja. Një nga drejtimet urgjente të rimëkëmbjes ekonomisë janë financimet private në infrastrukturë . Ne kostoja dhe eksperinca e Autostradës konçesionare të Baldushkut na ka aftësuar të sigurojmë njohje dhe financime për shumë degë të infratsrukturës vendore .
Dita
Add new comment