Topalli: Nuk votoj Topin, Basha të mos merret me politikë

Postuar në 20 Korrik, 2011 06:11

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, “u ka treguar vendin” ish-rivalit dhe sfidantit të saj të ri, presidentit Bamir Topi dhe kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.Në një intervistëpër “5 pyetje nga Babaramo”, Topalli shpalli se Presidenti Bamir Topi duhej të dënonte sulmin politik ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe jo të distancohej nga akuzat. “Presidenti duhej të dënonte sulmet dhe shpifjet e palejueshme, që lidershipi i PS-së u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit. E dënoj me forcën më të madhe shpifjen që u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit”, tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit shtoi se “nuk do të votonte rikandidimin e Bamir Topit si president” duke theksuar se “zgjedhja e kreut të shtetit do të bëhet sipas Kushtetutës dhe nuk do të ketë pazare politike për këtë çështje”.

Topalli është kthyer në qendër të ciklonit politik nëpërmjet një aksioni për ndërtimin e Kuvendit të ri aty ku aktualisht gjendet Piramida. Edhe në emisionin e mbrëmshëm kryeparlamentarja e ka mbrojtur idenë e kushtueshme të një Kuvendi të ri megjithë krizën financiare në botë dhe shkurtimet e fundit në buxhetin e shtetit.

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.