Rivalitet në PD për të fituar statusin e nr. 2

Postuar në 20 Korrik, 2011 06:11

Shtypi i ka mëshuar prej kohësh një marrëdhënieje të vështirë e plot animozitet midis Jozefina Topallit e Lulzim Bashës. Në thelb të kësaj armiqësie, sipas interpretimit më të kollajtë të gazetarëve, është një garë mes tyre për t’u konsideruar si numri dy i partisë demokratike në ditët e sotme dhe për të kapur kreun e partisë në një të nesërme pa Berishën. Basha është treguar shumë i kujdesshëm në publik. Nuk i ka shpëtuar asnjë frazë pickuese në adresë të Topallit. Por burime nga brenda partisë demokratike flasin për një luftë të ashpër të tij në prapaskenë. Ndërsa Topalli ka qënë gjithë herën “më e sinqertë” në publik. Ajo nuk e ka fshehur që Bashën “e ka halë në sy”. Të njëjtën gjë bëri dhe në intervistën e djeshme me Babaramon e stacionit News 24. Fraza të llojit “nuk e kam dëgjuar Bashën të flasë kundër idesë së prishjes së piramidës”, “ka qenë gjithë PD-ja që ka punuar për të bërë të mundur fitoren në Tiranë”, “Basha ka premtuar se nuk do të merret me politikë, dhe unë shpresoj ta mbajë fjalën”, si dhe një nervozizëm i dukshëm sa herë që binte fjala për Bashën, tregonin se ajo është më e prirur për ta bërë më “transparent” këtë rivalitet.

Duhet thënë, se Basha ndihet më i sigurtë në këtë garë, pasi është kanakari i kryetarit, por Topalli ka kredenciale më të forta “demokratike”.

E. G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.