Një 16 vjeçar i mbijetuar i bën leksion Breivik-ut

Postuar në 01 Gusht, 2011 13:48

Çfarë e si mund të jetë një gjashtëmbëdhjetë vjeçar në këtë botë? Çdo gjë mund të jetë, por mund të jetë dhe si norvegjezi Ivar Benjamin Oesteboe. Kush është ky? Është një nga ata që ishte në ishullin e Utoya-s më 22 korrik, kur një djalë tjetër dy herë më i madh se ai, Anders Behring Breivik, kreu një plojë. Ivari mundi të fshihej pas një kaçubeje në pyllin e ishullit, dhe pa gjithçka si në një film. Pa se si këputeshin e binin pa jetë trupat e vërsnikëve të tij. Humbi pesë miq atje. Ishin tok me të tjerë, duke folur, diskutuar, debatuar e nxënë mësime të më të rriturve. Ishin dhe për ta thënë të tyren, me pasionin e laburistëve rioshë. Është bukur të merresh me politikë në atë moshë. Dhe Ivari do të vijojë të merret. Madje, gjestin e parë të një aktivisti politik të papenduar e ka bërë në facebook, ku shkruan dhe i drejtohet autorit të masakrës. «Ke dështuar», i thotë. “Ti ndoshta mendon se ke fituar. Duke vrarë miqtë e shokët e mij ti mendon se mund ta shkatërrosh partinë laburiste, apo të gjithë ata që besojnë në një shoqëri multikulturale, por bën mirë ta dish se ke dështuar”. Dhe vazhdon: “Mos kujto se je një hero; përkundrazi, ti je bërë shkak që të lindin heronj”. E në fund i thotë: “Unë nuk kam frikë prej teje. Ne jemi më të fortë se sa ty, sepse nuk dimë t’i përgjigjemi të keqes me të keqe, gjë që ti do ta doje. Ne e luftojmë të keqen nëpërmjet së mirës. Dhe do të fitojmë”.

Duhet të ketë frikë nga soji i Breivik-ëve një komb që ka 16 vjeçarë të tillë?

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje komb te ketë frike nga të tillë 16 vjeçarë? Kjo pyetje as nuk mund te shtrohet! ( vetem dikush me mentalitet te botes se trete mund te ngrreje nje pyetje te tille).

Nje komb duhet te trembet seriozisht dhe te reagoje, nder te tjera, atehere kur ne pjese te opinionit publik lëvrijne "gazatare " kokëboshë dhe puthadorë te pushtetit korruptiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.