Kamëz, fisi sulmon komisariatin nr. 5

Postuar në 23 Korrik, 2011 11:50

Një fis kundër Policisë së Shtetit. Të marrësh drejtësinë në duart e tua ka shënuar një kthesë të re këtë fundjavë në Kamëz kur tre policë dhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 5 janë plagosur, kur janë sulmuar në “shtëpinë e tyre” nga anëtarët e familjes Halili. Ndër blutë e sulmuar  më i dëmtuari ka mbetur shefi i krimeve Artur Hyka, ndërsa sipërmarrja vjen nga një familje e zonës me pretendimin se një i afërm është dhunuar brenda ambienteve të komisariatit. Janë goditur policët dhe xhamat e komisariatit, ndërsa më vonë efektivët janë bashkuar, duke bërë të mundur arrestimin e tre prej personave më aggressive, që të tre vëllezër. Sipas të dhënave të policisë, në sulmin e organizuar të familjes kanë marrë pjesë edhe gra e fëmijë të tyre, ndërsa kanë përdorur gurë, hekura dhe mjete të tjera. Policia pas përballjes me ta ka mundur të evitojë përplasjet e mëtejshme duke prangosur Ilir, Shkëlqim dhe Astrit Halilin, emra që sipas policisë së Tiranës janë të skeduar edhe në protestën e 21 janarit. Akti i ndërmarrë prej tyre i ka kaluar seksionit të krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit. Sipas burimeve gjithçka ka nisur kur një adoleshent i familjes Halili ka përfunduar në dyert e komisariatit nr. 5. Policia e ka shoqëruar në komisariat dhe orëve të vona të pasdites është lënë në gjendje të lirë. Djali u ka treguar familjarëve për përballjen me efektivët e këtij komisariati, gjë që ka irrituar gjithë familjen Halili, pjesëtarët e se cilës janë nisur drejt godinës së policisë së Kamzës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.