Tiranë, alarme false për bombë në dy shkolla. Ndërhyjnë Xhenierët

Postuar në 18 Mars, 2015 08:16

Njoftimi i parë u bë për një pako të dyshimtë në afërsi të një shkolle 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Kombinat, dhe tjetra për një çantë të dyshimtë në afërsi të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”.

Sipas policisë kanë qenë kalimtarë të rastit, ata që kanë njoftuar uniformat blu në të dyja rastet për çantat e dyshimta. Forcat antieksploziv kanë kryer shpërthime të kontrolluara.

Pakoja e dyshimtë në Kombinat kishte një celular mbi të, çka imitonte një bombë të komanduar. Ditët e fundit janë shënuar 6 raste në kryeqytet.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet ndaj këtyre akteve për qëllime destabilizuese të vendit dhe shkaktimin e panikut te popullata. Policia është duke hetuar dhe shprehet se autorët e këtyre akteve do të procedohen për vepra penale të rënda, të parashikuara nga Kodi Penal. / Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.