TI: Korrupsioni në Shqipëri u rrit gjatë vitit 2013

Organizata Transparency International ka publikuar raportin vjetor për perceptimin e korrupsionit. Në raport vihet re rënia e Shqipërisë me tre pozicione, çka tregon rritje të perceptimit të korrupsionit krahasuar me një vit më parë.
Në listën prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet e 116-a, ndërsa një vit më parë gjendej në vendin e 113. Edhe Kosova ka shënuar një rënie me pesë pozicione, duke zbritur nga vendi i 106 në vendin e 111.
Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Dy vendet me rezultatin më të lartë janë Danimarka dhe Zvicra.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia.
Në krye të listës qëndron Danimarka, si vendi me më pak korrupsion, ndërsa në fund renditet Somalia.
Dita
Add new comment