Tahiri, Braçe, Balla dhe basketbollisti Ermal Kuqo, sms në fasadën e Kryeministrisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:31

Nismës Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” iu bashkuan sot Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe dhe basketbollisti Ermal Kuqo, të cilët kanë dërguar mesazhet e tyre në murin e kryeministrisë.

Ministri Tahiri ka shkruar: “Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët. Gëzuar 2014! Shëndet, paqe, lumturi dhe siguri për të gjithë”.

Ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe ka shkruar: ” Një vit ndryshe, të mirë, të mbarë, plot solidaritet, e zgjidhje për çdo shqiptar të pamundur, të vuajtur dhe në nevojë! Mundësi për JU!”

Deputeti Taulant Balla ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë elektoratin e tij të Librazhdit. ”I uroj gjithë popullit të Librazhdit Gëzuar Vitin e Ri 2014. Taulant Balla”

Basketbollisti Kuqo: “Urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët. Qoftë 2014 viti ku populli ynë do të arrijë të kuptojë që shteti është në shërbim të tyre dhe jo anasjelltas…Qoftë viti ku familjet e ngujuara do arrijnë t’i falin gjakun njëra tjetrës dhe do ti krijojnë mundësi fëmijëve të tyre të kenë një jetë normale…qoftë një vit me sa më shumë shëndet, lumturi, buzëqeshje, dashuri, integritet, solidaritet, drejtësi, e ndershmëri për të gjithë shqiptarët… “

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.