Shqipëri-Armeni, formacioni ende “mister”
Ndryshe nga herët e tjera, ku formacioni kuqezi për një ndeshje zyrtare mësohej rreth 24 orë më parë, këtë herë ndaj Armenisë, paqartësitë mbi formën e disa lojtarëve kryesorë kanë bërë që De Biasi të ketë ende dyshime për ekipin, që do të nxjerrë këtë të diel në fushë që nga minuta e parë.
Mërgim Mavraj është një nga pikëpyetjet e mëdha të trajnerit 58-vjeçar. Për mbrojtësin e dëmtuar, stafi mjekësor po bën gjithçka që ai të jetë në fushë dhe vetëm gjatë ditës së sotme do të mësohet fati i tij.
Nëse Mavraj nuk do të arrijë të bëhet gati, atëherë zëvendësuesi i tij pritet të jetë Debatik Curri. Mesfusha do të jetë e mbipopulluar edhe në këtë sfidë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e këtij reparti do të jetë e njëjtë me ndeshjet e kaluara, pritet që Roshi dhe Memushaj të luajnë që nga minuta e parë.
Arma jonë e vetme në sulm për të shënuar në këtë sfidë pritet të jetë kavajasi Sokol Çikalleshi. / Top Channel
Add new comment