Rruga Tiranë-Elbasan, MTI: E bllokuar deri në një njoftim të dytë
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë. Sipas njoftimit të tyre rrëshqitja në zonën e Ibës para tunelit të Elbasanit ka ndodhur në orën 04:20 të mëngjesit të sotëm.
“Janë marrë masat paraprake duke bllokuar trafikun dhe evakuar banorët për arsye sigurie. Trafiku do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.”- bën të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Më tej shtohet se po behet vlerësimi i situatës për të përcaktuar me saktësi thellësinë e rrëshqitjes.
Gjithashtu Ministria e Transportit bën të ditur se Autoriteti Rrugor i Shqipërisë është angazho plotësisht dhe vijon të jetë në zonë. Në vendngjarje në orët e para të mëngjesit ka qenë edhe Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto.
Add new comment