Rama: Personat me aftësi të kufizuar, do të paguhen brenda dhjetorit

Qeveria do të shlyejë brenda muajit dhjetor detyrimet e prapambetura për personat me aftësi të kufizuara. Premtimi ka ardhur nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Në fjalën e tij, Rama ka fajësuar qeverinë e kaluar për situatën në të cilën përballen kjo kategori shoqërore.
“Ka shumë gjëra për tu thënë por ka ende shumë gjëra për tu bërë. Jam i revoltuar për mospagesat tuaja mujore. Ka vite që ju nuk i merrni rregullisht pagesat tuaja dhe më zi se shuma krejt e pamjaftueshme mos pagesa e rregullt e tyre është shprehja më e ulët e një abuzimi social që ka burim të vetëm qeverinë. Opozita që deri dje shpërfillte dinjitetin tuaj sot del dhe kërkon llogari për fonde të shpërdorura në dëmin tuaj të drejtpërdrejtë. Në vend që të paktën të plotfuqishmit të kontribuojnë edhe për këto zollume vazhdojnë të shpërdorojnë pushtetin e fjalës dhe kërkojnë të lajnë duart dhe ta kalojnë përgjegjësinë tek ne që s`kemi asnjë përgjegjësi. Qeveria do bëj çmos që krahas pagesave të pjesshme mbi masën e fondit qesharak që na mbeti të mundësohet edhe shpërndarja e pagesës së plotë për muajin dhjetor. Ndërkohë që parashikojmë që të shlyejmë edhe detyrimet e prapambetura të mbartura jo për fajin tonë”,- tha Rama.
Sipas kryeministrit janë mbi 50 milionë dollarë deficit në fondin e personave me aftësi të kufizuar.
“S’kemi asnjë lek të mbetur në arkën e këtij viti shkatërrimtar për buxhetin e bërë rrush e kumbulla prej tyre në fushatën elektorale të qershorit. Kjo është e vërteta therëse që ka prodhuar ajo fushatë. Kjo nuk është vetëm llogari e thjeshtë parash që e bëjnë me zhurmë boxhet e krijuara nga të katër anët. Përmes kapjes së shtetit për ta vënë të tërin në interes të pushtetit të grumbulluar në një grusht njerëzisht vite me radhë. Mbi 50 milionë dollarë është deficiti në fondin e personave me aftësi të kufizuar”, theksoi ai.
Rama premtoi modernizim të sistemit të kontributeve për Personat me Aftësi të Kufizuar si pjesë e luftës me korrupsionin që sipas tij i ka shtrirë tentakulat e veta babëzisht.
“Sipas shifrave për korrupsion janë paguar deri në qershor për aftësi të kufizuar 20 fish më shumë njerëz se sa ata që kanë dalë më aftësi të kufizuar në Irak ku bëhet luftë dhe shpërthejnë bomba për ditë. 100 në q milion në Irak dy mijë në një milionë në Shqipëri. Në Irak e prodhon aftësinë e kufizuar lufta dhe bombat në Shqipëri e ka prodhuar korrupsioni dhe babëzia për një post të dëshiruar edhe me kushtin që paratë që u takojnë të gjymtuarve nga puna tu jepen njerëzve që nuk kanë asnjë gjymtim thjesht për tu marrë votën”, shtoi Rama.
Shqip
Add new comment