Qeveria, 18 milionë USD për të paguar personat me aftësi të kufizuar

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 08:20

Qeveria ka vendosur sot që të alokojë 18 milionë dollarë për të shlyer pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike. Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Erion Veliaj, tha se ky vendim u bë eficent sot në mbledhjen e Qeverise.

“Ne kemi marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh, 1.8 miliardë lekë, për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkojë i pangrenë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjnë në Vitin e Ri dhe teksa hyjnë në festa.

Ky është një lajm shumë i mirë.

Është një përpjekje kolosale për të gjetur këto fonde. Në momentin kur kemi ardhur në qeveri dhe kemi gjetur 96 % të fondit të shpenzuar për qëllime elektorale. Duke pasur parasysh këtë, na u desh që të merrnim një masë emergjente, siç ishte ajo e Aktit Normativ, për të kaluar këtë buxhet prej 1.8 miliardë lekësh”, tha Veliaj.

Ai theksoi edhe njëherë vështirësitë me të cilat u përball qeveria, për shkak të shpenzimit të fondeve nga qeveria e kaluar dhe abuzimeve të shumta.

Për këtë arsye, Veliaj tha se Ministria ka dërguar për procedim penal qindra persona.

“Siç e dini, kemi kaluar një situatë jashtëzakonisht të vështirë për çështjen e pagesave të aftësisë së kufizuar dhe për çështjen e ndihmës ekonomike, një situatë e cila u përshkallëzua në qershor, gjatë muajit të zgjedhjeve.

Siç e dini fare mirë, ritmi i rritjes së numrit të njerëzve që kanë përfituar padrejtësisht nga pagesat për aftësinë e kufizuar dhe pagesat për ndihmën ekonomike është disa herë më i lartë se ritmi i njerëzve që aksidentohen dhe marrin aftësi të kufizuar në Irak dhe në Afganistan.

Kemi filluar një proces shumë të rëndësishëm, i cili ka përparuar me faktin që qindra njerëz, sidomos administratorë socialë, anëtarë të Këshillave të Komunave dhe të Bashkive apo mashtrues ordinerë, siç do t’i quaja, janë sot përpara drejtësisë për abuzimet me këto skema. Aktualisht vetëm në qarkun e Tiranës, në Paskuqan, sapo kemi denoncuar 623 raste, abuzues dhe administratorë që janë përfshirë në këto abuzime. Kemi bërë të njëjtën gjë në Elbasan. Kemi bërë të njëjtën gjë në Fier dhe do të vazhdojmë deri sa të pastrojmë skemën”, tha ai.

Pagesat për muajt e prapambetur do të kryhen në janar. Për shlyerjen e këtyre pagesave, Qeveria ka vendosur të kryejë shkurtime në disa zëra të tjerë, si në shpërblime dhe bonuse që jepen në fundvit, si dhe është kërkuar një kredi e butë.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.