Pukë, pezullohen punimet e HEC-eve. Kompanive u mungon raporti teknik.
Shërbimi Pyjor i rrethit të Pukës ka pezulluar punimet që po kryhen për ndërtimin e Hidrocentralit të Kabashit dhe Luzmiut. Sipas shërbimit pyjor, punime janë pezulluar përkohësisht pasi kompanitë që po kryejnë investimin u mungon Raporti Teknik.
Prishja dhe rehabilitimi i zonës së pyllëzuar ku do të ndërtohen hidrocentralet duhet të shoqërohet me një raport teknik.
Shërbimi pyjor i cili mbikëqyrë zonën e Pukës paralajmëron se do të ketë ndëshkime për kompanitë nëse do të rifillojnë punimet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kabashit dhe Lumzita.
Po ashtu edhe për kompani të tjera të cilat fillojnë rehabilitimin e zonave të pyllëzuara për të cilat nuk kanë një raport teknik për të lejuar këtë proces.
Add new comment