Prishja e kompleksit “Jon”, ministri Tahiri: Shembëm një masë betoni lindur i paligjshëm

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 03:55

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka konsideruar si një hap tjetër drejt rikthimit të ligjshmërisë prishjen e kompleksit “Jon” në Vlorë. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka vlerësuar punën e palodhur të INUK, forcave të xhenios dhe Policisë së Shtetit në operacionin e sotëm dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë rastin.

“Shembëm një masë betoni lindur i paligjshëm. Ndër të tjera, dhe kontratën e shitjes së tokës e kishin firmosur të vdekurit.

Shpresoj Prokuroria të mos ndalet, por mbi rrënojat e një pallati të paligjshëm që sot nuk egziston më, të ndërtojë bazat e shëndosha për një hetim të plotë e shterues, për të çuar para drejtësisë e pas hekurave të gjithë ata që sajuan, gatuan e përfituan nga kjo paligjshmëri skandaloze, masive e dhunuese sa kjo që shembi eksplozivi sot”, shkruan Tahiri. Ministri nuk ka lënë pa iu përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka theksuar se ai është personi i parë që duhet të merret në pyetje.

“Më habiti Sali Berisha në reagimin e tij. Ky që nuk dinte ku binte Gërdeci, nuk dinte që kishte baxhanak, nuk dinte që i biri merrej me atë biznes të pisët që vrau 26 persona, dika detajet më të vogla për lejen e ndërtimit dhe kushtet urbanistike të pallatit të paligjshëm që shembi eksplozivi sot.

Ky njeri duhet pyetur i pari nga Prokuroria me kaq të dhëna sa ka”, përfundon Tahiri.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.