Presidenti Nishani flet si anëtar i PD-së: Tre ligjet, kushti kryesor për statusin

Presidenti Bujar Nishani, në veprimtarinë e tij të deritanishme, nuk e ka fshehur dot faktin e përkatësisë së tij partiake. Gjatë një takimi që ai ka mbajtur gjatë ditës së sotme me ambasadorët e BE-së, Nishani, ashtu si PD dhe Berisha, ka thënë se miratimi i tre ligjeve është kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë.
Sipas një njoftimi të Presidencës, “Nishani vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se institucionet, autoritetet dhe shoqëria shqiptare do të përqendrohen në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian nëpërmjet përshpejtimit të reformave dhe përballimit të sfidave që lidhen me arritjen e tyre.
Është detyra jonë që të miratojmë në Parlament tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian” theksoi Presidenti i Republikës, duke inkurajuar partitë politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët në plotësimin e këtyre kërkesave”.
Më tej ai ka thënë se duhet që në zgjedhjet e ardhshme, palët politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të pranojnë rezultatin.
TEMA
Add new comment