PD: Protesta deri në dorëheqjen e Ilir Metës

Postuar në 14 Mars, 2015 04:59

Protestat do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, ndërsa çdo të enjte ajo do të zhvendoset para Parlamentit. Çdo ditë do të jenë të rinjtë e FRPD-së ata që do tubohen para kryesisë së Kuvendit, ndërsa detajet për protestat në rrethe pritet që të mësohen në ditët e ardhshme.

Edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha u shpreh në kohezion me këto vendimi në daljen para mediave.

“Duke e identifikuar si problemin më të madh, si sfidën më të madhe që vendi ka, duke u thënë shqiptarëve që Shqipëria nuk ka të ardhme pa trajtuar problemin e kriminalizimit të shtetit, duke ndarë me shqiptarët shqetësimin se është kriminalizimi i shtetit burimi i të gjitha të këqijave, ne kemi vendosur një strategji protestash të vazhdueshme deri në plotësimin e kërkesave tona. Ndaj dhe ne i bëjmë thirrje shqiptarëve të bashkohemi siç u bashkuam dje, në një sezon protestash mbarëpopullore në Tiranë dhe anë e mbanë Shqipërisë, për t’i thënë ndal kësaj mynxyre, ndal krimit në qeverisje, ndal varfërisë, papunësisë, pasigurisë, tritolit, terrorit, dhunës”, tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. / Top Channel

Comments

Submitted by site (not verified) on

YP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.