PD: Papunësia në nivele alarmante

Partia Demokratike ka deklaruar se qeveria ka rritur numrin e papunësisë dhe shqiptarët si shpresë të vetme shohin emigrimin. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat në ditën e punëtorëve, tha se shqiptarëve u duhet të marrin borxh për të mbijetuar.
“1 Maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë”, u shpreh Tabaku.
Ajo ka akuzuar sërish qeverinë se po pengon projektet madhore të bashkisë, të cilat sipas Tabakut do të hapnin mijëra vende pune, për qytetarët që vuajnë për bukën e gojës.
/ Top Channel
Add new comment