Paraqitet Paketa e re Antikorrupsion

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:28

Në Komisionin e Ligjeve, opozita këmbënguli që Qeveria të tërhiqet nga Paketa Antikorrupsion, përsa kohë ndryshimet në ligj janë kundërshtuar nga OPDAT, misioni amerikan për drejtesinë penale dhe OSBE-ja, si të papërshtatshme, jo efektive dhe që përbëjnë hapa prapa.

Por kjo nuk duket se ka gjasë te ndodhe. Ministri i Drejtësisë nuk pranoi asnje nga verejtjet e dy misioneve. Ekspertet amerikane kane shprehur shqetesimin se zgjerimi i kompetencave per Prokurorine dhe Gjykaten e Krimeve te Renda, jo vetem mund te ule efektivitetin ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, por edhe se centralizimi rrezikon perdorimin politik.

"Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda eshte histori suksesi dhe besoj se do ta luftojne realisht korrupsionin. Por sigurisht e kjo pakete ka trembur disa te tjere dhe nuk flene rehat dhe besoj qe nuk kane për të fjetur rehat, përsa kohe shteti eshte ne kembe, vonon, por nuk harron", tha Naço.

"Përgjigjja e logjikshme do te ishte se drafti behet qe pikerisht disa te tremben. Ata qe duhet te tremben le te tremben dhe une me kete pike nuk kam asnje problem. Çeshtja eshte se me rezulton se eshte trembur OSBE-ja dhe OPDAT-i, qe thone shqip, hap mbrapa ne luften kunder korrupsionit", tha deputeti Gent Strazimiri.

"Unë do t'i falenderoj te gjithe partneret per ndihmen dhe kontributin qe japin, por ne fund te fundit jane prokuroret dhe gjyqtaret ata qe do te zbatojne ligjin. Ata nuk mund ta kuptojne qe nje prokuror me presionin më të vogel mund ta dorezoje detyren ne vlore dhe thote te vije ai nga Tirana, sepse une nuk e bej dot dhe nuk besoj qe perqendrimi ne nje ore do te kete ndikim politik", theksoi Naço.

Per ministrin e Drejtesise me e rendesishmja eshte se kjo Qeveri ka vullnetin e duhur per te luftuar korrupsionin, gje qe sipas tij nuk mund ta zbehin as dyshimet e partnereve per renien e efikastitetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, duke ia ngarkuar Prokuroririsë dhe Gjykatës së Krimeve të Renda kompetencen e njësive e perbashketa te hetimit, te ngritura me ndihmen amerikane.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.