Pakti për zgjedhjet, nis takimi Rama-Meta
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në takim nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, dhe deputeti Taulant Balla. Ndërsa zoti Meta shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se ndryshe nga më parë nuk do të ndahen bashkitë, por të drejtat e propozimit, pra, cila parti ka të drejtë të propozojë kandidatin për njësinë përkatëse, ndërkohë që partia tjetër jep ose jo pëlqimin.
Kjo formulë synon fuqizimin e cilësisë së kandidatëve, të cilët pas pëlqimit do të jenë kandidatë të përbashkët të aleancës PS-LSI.
Flitet se pas takimit të së dielës me Metën në selinë e PS-së në orën 11:00, Rama do të takohet edhe me Idrizin e më pas me Dulen.
/ Top Channel
Add new comment