Ngjela: Mziu vodhi me grushta me Shkëlzen Berishën. Po atë pse s’e hetojnë?

Spartak Ngjela ka akuzuar kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, se ka vjedhur me grushta me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin. Por, Ngjela shprehet i pakënaqur pse Shkëlzen Berisha nuk hetohet.
“U arrestua kryetari i Bashkisë Kamëz, domethënë në Bathore. Kishte vjedhë me grushta… por opozita bëri protestë. Nga brenda PD-së më thanë se në korrupsionin e kryebashkiakut Mziu ka bashkëpunim edhe djali i Saliut. Më erdhi për të qeshur, sigurisht me protestën në fillim, por edhe me vijimin e akuzës më pas. “Vërtet mendoni ju se do të bëjnë gjë për djalin e Saliut?”, i thashë atij që më tha… dhe kam të drejtë. Asgjë. Vetëm fjalë dhe kalim kohe, kapërcim momentesh, dhe gjithmonë do jetë e njëjta gjendje. Sot po shohim gjënë më qesharake: po iu kërkohet hajdutëve që të gjykojnë dhe të dënojnë hajdutët. Por nuk është vetëm për të qeshur, sepse është edhe e dhimbshme për të gjithë ata që votuan kundër vjedhjes shtetërore në Shqipëri. Gjithsesi, lufta do të vijojë sërish, menjëherë, kur të gjithë ta kenë kuptuar se kjo që po ndodh është lojë…”, shkruan Ngjela në Facebook.
Tema
Add new comment