Në Kuvend një tjetër kërkesë e Prokurorisë kundër Mark Frrokut

Postuar në 29 Mars, 2015 03:20

Gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit në shtëpi për deputetin Mark Frroku, por ky i fundit rrezikon të përfundojë sërish në qelitë e policisë. 

 

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një tjetër kërkesë për autorizim arrestimi në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Frrokut për llogari të drejtësisë belge.

Kuvendit njofton përmes një komunikate për mediat se Këshilli do të mblidhet ditën e Dielë, më datë 29 Mars në orën 16:00.

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje. 

Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku ka mbërritur mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër-arrestin.

Nëse do të jepet aprovimi, atëherë ndaj Mark Frrokut mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetit belg, ku duhet të vuajë dënimin me burg për akuzën e vrasjes së shtetasit, Aleksandër Kurti më 5 Mars të vitit 1999.
/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.