Kuvendi mbyllet pas seancës 15-minutëshe, Berisha: Akt i pashembullt

Postuar në 12 Mars, 2015 04:57

Në fillim të punimeve, Partia Demokratike përmes deputetit Arben Ristani ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. 

Por ky i fundit është përgjigjur duke e cilësuar kërkesën në fjalë si një temë jashtë rendit të ditës dhe duke i prerë fjalën Ristanit. 

Meta ka vijuar me rendin e ditës, pavarësisht se deputetët e opozitës e kanë kontestuar atë duke u mbledhur përreth foltores, përballë gardistëve të vendosur atje për shmangien e ndonjë incidenti. 

Pas seancës ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim kaq të shkurtër si të pashembullt e që shënon sipas tij kapitullimin e mazhorancës. 

“Mbyllja e Parlamentit shënon kapitullimin e mazhorancës. Ky është një akt i pashembullt. Këta kanë frikë nga protesta qytetare kundër krimit. Kjo mazhorancë e gllabëruar nga krimi ka vetëm një zgjedhje: t’u hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Berisha. 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike ka shtuar se, protesta e sotme nuk ka ngjyrime politike dhe se në të do marrin pjesë edhe shumë socialistë. 
/ Top Channel 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.