Kontrolli i çmimeve në tregje

Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës vijon kontrollin në tregje për të parandaluar rritjen abuzive të çmimeve në periudhën e festave të fundvitit.
Zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se pas kontrolleve të ushtruara në tregje të ndryshme të kryeqytetit, situata e çmimeve paraqitet nën kontroll.
Sipas zotit Bozdo, përveç disa produkteve të importit të cilat kanë pësuar një rritje me 10 deri në 15 lekë për kg, pjesa tjetër e produkteve që tregtohen në tregje nuk ka pësuar rritje çmimesh.
Bashkia e Tiranës thotë se kontrollet nga Task-Forca do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Në rast të konstatimit të rritjes së çmimeve, Bashkia paralajmëron hapjen e një tregu të ri alternativ në zonën pas Pallatit të Kulturës, ku qytetarët mund të blejnë produkte me çmime të stabilizuara.
Top Channel
Add new comment