Koka: Sfida e madhe kundër ndotjes

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 02:49

Fatura e lartë financiare, por edhe ndërgjegjësimi i popullatës  janë dy hendeqet e mëdha që e bëjnë të vështirë zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kjo është një sfidë e madhe për pushtetin qendror dhe vendor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes mjedisore nga mbeturinat. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se në Durrës, gjatë vitit 2014, do të pilotohet i gjithë zinxhiri i ndarjes së mbetjeve në burim e deri tek riciklimi i tyre.

“Do të jetë një projekt-pilot në Durrës për të bërë ndarjet në burim. Do të ndajmë në burim ato produkte që riciklohen si plastika, alumini apo edhe qelqi. Produktet e tjera që kanë edhe pjesën më të madhe përfundojnë në një shesh depozitimi në shumë raste apo në landfill. Shumë komuna i depozitojnë në afërsi të shtretërve të lumenjve duke ndotur lumin dhe detin”, shpjegon ministri Koka. Një pjesë e madhe e landfilleve nuk funksionojnë pasi nuk arrin të mblidhet taksa e pastrimit.

Kreu i mjedisit do të propozojë që komunave t’u jepet një grant i kushtëzuar vetëm për mirëmbajtjen dhe funksionimin e tyre. Gjatë 20 viteve të fundit, pyjet në zonat e mbrojtura janë shfrytëzuar në mënyrë të pandërprerë dhe pa asnjë kriter. Përveç ndërprerjes së lejeve për shfrytëzim të qymyrit të drurit dhe lëndës drusore, Ministria e Mjedisit ka si prioritet ripyllëzimin e zonës së Lurës, plazhit të Currilave dhe pjesën e gjelbër përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.