Gjykata e Tiranës, burg pa afat për Shtjefën Lleshin

Gjykata e Tiranës dha masën burg pa afat për ish-kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi.
Lleshi akuzohet për abuzime me detyrën pas transmetimit të një videoje nga emisioni “Fiks Fare”. Ditën e enjte, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, Policia e Tiranës prangosi Shtjefën Lleshin, i përfshirë në skandalin korruptiv të denoncuar në televizionin Top Channel.Shtjefni është arrestuar pranë banesës së tij në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Pas autorizimit nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokuroria iu drejtua gjykatës me kërkesën për masën e sigurisë arrest me burg për Lleshin, pavarësisht se ky i fundit kishte deklaruar më parë se nuk do t’i shmangej hetimit dhe ishte i gatshëm të përballej me të.
"Do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë cështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo", tha ai para disa ditësh në media.
Top channel
Add new comment