Falja e Nazimes, Nishani kthen dosjen: E paplotë

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:35

Gazeta “Panorama” ne nje nga kryeartikujt e saj te sotem shkruan se presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kthen mbrapsht kërkesën për faljen e Nazime Vishës.

“Dosja në ngarkim të 19- vjeçares të dënuar me 10 vjet burg për vrasje me dashje është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm” shkruan “Panorama”.Gazeta i referohet burimeve zyrtare të Presidencës, të cilat sqaruan se dosja nuk ishte e plotë sipas kërkesave që parashikon ligji.

“Dosja me kërkesën e faljes ndaj të dënuarës Nazime Visha ka mbërritur në Presidencë të mërkurën. Por dokumentacioni shoqërues i saj nuk ka qenë i plotë. Për këtë shkak, dosja i është kthyer Ministrisë së Drejtësisë për plotësimet e nevojshme”, shkruan “Panorama”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.