Elbasan, gjendet i mbytur në Shkumbin 70-vjeçari

Postuar në 19 Shkurt, 2015 06:56

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e së enjtes nga disa banorë të fshatit Labinot buzë lumit Shkumbin. 

Burime të policisë bëjnë të ditur se 70-vjeçari Zan Cani, me banim në Labinot Fushë kishte dalë pasditen e djeshme për të gjuajtur peshk buzë lumit, shumë pranë banesës së tij. 

Pasi nuk është kthyer në banesë, familjarët e 70-vjeçarit kanë denoncuar zhdukjen e tij. Vetëm mëngjesin e sotëm disa banorë të zonës hasën një trup të pajetë në lumë dhe njoftuan policinë, e cila e transportoi për në morg kufomën e 70 vjeçarit. 

Paraprakisht dyshohet që vdekja e tij të ketë ndodhur aksidentalisht. Sipas policisë, Cani mund të ketë rrëshqitur në lumë dhe nuk ka mundur dot të notojë dhe është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. 

Gjithësesi, hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së tij. / Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.