Dita e Verës, Elbasani në festë; vendas dhe turistë mbushin bulevardin

Postuar në 14 Mars, 2015 04:57

Bulevardi kryesor, që nga stadiumi “Elbasan Arena” deri tek kryqëzimi “1 Maji”, është tejmbushur me elbasanas dhe vizitorë si asnjëherë tjetër.

Festimet e 14 marsit, sipas traditës, nisin me karnavalet e shkollave 9-vjeçare, ku përveç parakalikimit, nxënësit japin edhe mesazhe sensibilizuese.

Ndërkohë, festimeve nuk u kanë munguar lulet, simboli i festës, si dhe fëmijët, ata që më së shumti i gëzohen kësaj dite.

Qytetarët, sidomos ata që kanë ardhur nga rrethe të tjera të vendit, janë shprehur të kënaqur nga festimet. Programi festiv në Elbasan do të vijojë sërish me një koncert në sheshin “Gensher”, i cili do t’i mbajë qytetarët në shesh edhe për disa orë.

Siç e do tradita, dreka e Ditës së Verës do të konsumohet në familje, mes njerëzve të dashur. Por nuk janë të paktë ata që kanë prenotuar nëpër restorante për të festuar së bashku, dhe të tjerë që do ta kalojnë drekën në natyrë, në formën e një pikniku, ashtu siç festohej dikur. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.