Bashkëpunimi rajonal, Rama: Të ndërtojmë Europën këtu

Postuar në 14 Mars, 2015 11:11

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po ecin njëtrajtësisht në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian, por as Bashkimi Europian nuk po ecën në mënyrë homogjene dhe të vendosur karshi integrimit të këtyre vendeve, ndaj për të rritur mirëqënien dhe për të mbështetur zhvillimin nevojitet një bashkëpunim më i fortë i vetë vendeve të rajonit.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Kryeministri Edi Rama në fjalën që mbajti në Konferencën e Europës Juglindore që zhvillon punimet në Tiranë.

“Ballkani nuk po ecën drejt BE-së në mënyrë homogjene dhe ka ritme të ndryshme, jo në kuptimin e aspiratës dhe dëshirës për t’u bërë pjesë e BE-së, por në kuptimin e marrëdhënieve të qeverive të ndryshme me drejtësinë dhe lirinë e medias. Por as BE nuk po ecën në drejtim të projektit të Europës së Bashkuar as në mënyrë homogjene dhe as të vendosur. Ndaj na takon ne që të bëjmë çmos që të shtyjmë zhvillimin rajonal duke rritur bashkëpunimin rajonal në fushën e transportit, energjisë dhe krijimit të një tregu të integruar, por pa harruar që me të gjitha këto së bashku nuk do të arrijmë atë që kërkojmë nëse nuk bëjmë një politikë rajonale të dakordësuar për bashkimin tonë me Europën”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që vendet e rajonit të shfrytëzojnë veçoritë e falura nga natyra si në fushën e pasurive natyrore, ashtu edhe përsa i përket pozicionit gjeografik, i cili vetëm si një treg i integruar do të sigurojë një rritje ekonomike dhe punësim më të mirë për qytetarët e tij.

“Të angazhohemi për krijimin e tregut dhe hapësirës së integruar rajonale me objektiv të qartë rritjen e punësimit dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare”, tha Rama. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.