Perëndimi drejt njohjes së qeverisë së re në Damask
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një mirëkuptim mesa duket me autoritetet e reja siriane që kanë marrë pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Pas një takimi në Damask, SHBA ka anulluar edhe statusin e terroristit, madje edhe shpërblimin 10 milionë dollarë për kreun e gupit Hayat Tahrir al-Sham, Abu Mohammed al Jolani, që ka dalë tani me emrin e vërtetë Ahmed al-Sharaa.
Ahmed al-Sharaa ka rënë dakord të angazhohet që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda dhe jashtë Sirisë, përfshirë SHBA dhe partnerët tanë në rajon
citohet Barbara Leaf, anëtare e delegacionit amerikan në Damask.
Ëshë padyshim një zhvillim cilësisht i ri në një rajon të ndezur, ndërkohë që ngjan se detyra kryesore e kreut sirian është sigurimi i integritetit territorial të vendit kryesisht nga Izraeli.
Në të njëjtën ditë autoritetet e reja kanë njoftuar kabinetin e ri qeveritar: Abu Qasra, ministër i Mbrojtjes, Asaad Hassan al-Shibani ministër i Jashtëm.
Duhet thënë se ekipi i ri ka përcjellë mesazhe të forta politike duke nisur që nga ndryshimi i veshjes, që nëse krahasohet me regjimin e talebanëve në Afganistan, përfaqëson diçka ndryshe. Është e qartë se në Damask duan njohjen ndërkombëtare dhe ndihmë financiare. Dhe shenjat e para po jepen se fuqitë kryesore të Perëndimit do të pajtohen me këtë që po ndodh.
Add new comment