Rrihet lideri opozitar serb Dragan Djilas

Postuar në 20 Dhjetor, 2024 17:43

Aleksandër Vuçiç nuk duket se i ka punët edhe aq mirë për momentin në Serbi. Protestat dhe tensionet që zgjasin me javë për një sërë çështjesh janë pasaur dje nga një incident i rëndë gjatë të cilit është rrahur liderin opozitar serb, Dragan Djilas.

Situata shpjegohet në mënyrën më të pabesueshme: Djilas ka dashur të ndalojë vendosjen e disa posterave kundër tij nga aktivistë të partisë së Aleksander Vuçiç dhe përplasja ka përfunduar në rrahjen e tij.

Personi kryesor i incidentit, Luka Petroviç, sekretari për Investimet në Bashkinë e Beogradit ka deklaruar në një dalje televizive, se ishte Djilas që e qëlloi i pari pasi pa se posterat mbanin emrin e tij dhe epitetin “hajdut”.

Këtë interpretim ka mbajtur edhe kryeministri Milos Vuçeiviç sipas të cilit ka qenë Djilas që ka sulmuar aktivistët. Ky është një episod i rëndë që i shtohet klimës së ngarkuar politike në Serbi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.