Rusia po ecën shpejt por me kosto të larta: 230 mijë të vrarë nga të dyja palët në Ukrainë që nga 2022
BBC-ja raporton sot të dhënat e përafërta të viktimave të luftës në Ukrainë. Referuar Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Rusia ka humbur 45 860 njeëz vetëm në muajin nëntorin e këtij viti; sipas shërbimit sekret ushtarak britanik Rusia ka humbur 1 523 njeëz në ditë mesatarisht përfshirë të vrarë dhe të plagosur, më 28 nëntor ajo humbi 2000 njerëz dhe deri më sot ka marrë 2350 km2 nga Ukraina vetëm në vitin 2024.
Në total sipas këtyre burimeve Rusia ka humbur 125 800 njerëz që nga nisja e konfliktit që është një shifër më e lartë se i gjithë kontigjenti i angazhuar në sulmin fillestar në shkurt 2022.
Për Ukrainën flitet se i janë vrarë 70 000 njerëz dhe 35 mijë janë zhdukur, ndërkohë që sipas palës ruse, vetëm në Kursk, Kievi zyrtar ka lënë 38 000 trupa.
Taktika ruse po cilësohet si ajo e mishit të grirë dhe nga pikëpamja operacionale synon të hollojë brezin mbrojtës ukrainas deri në pikën sa të çajë përfundimisht.
Ritmi i përparimit rus është rritur së fundmi; për çdo 13 qitje artilerie nga Rusia, Ukraina lëshoi vetëm 1, ndërkohë që Kremlini ka arritur rezultate shumë të mira me përdorimin e bombave të drejtura. Me frontin sirian në tension të përditshëm, duket se për Kremlinin dilemat operacionale shtohen. Megjithatë humbjet në fjalë, duke i çindeksuar nga kriteri propagandisitik sugjerojnë se lufta në Ukrainë nuk mund të mbyllet me paqe restauruese të gjendjes së para vitit 2022. Është e qartë se ose njëra palë do të kapitullojë, ose armëpushimi do të duhet të konsiderojë situatën në terren.
Paradoksi është shumë i madh kur sheh se lufta po përcaktiohet përherë e më shumë nga dronët dhe bombat e komanduara, ndërkohë që humbjet njerëzore janë të jashtëzakonshme. Është shumë e vështirë të mendosh se dikush në Kremlin po mendon dorëzimin me këto shifra sikundër është e parashikueshme të supozohet se Rusia në të ardhmen do të jetë aktor aktiv subversiv në çdo konflikt ku do të angazhohet Perëndimi, pa folur për faktin se lufta e tanishme e bën të qartë se siguria e Europës në të ardhmen do të jetë një e panjohur e madhe.
Add new comment