Shitjet e makinave hibride kalojnë ato të makinave me benzinë
Shitjet e makinave hibride kanë arritur 32,8% të tregut europian në shtator dhe kanë kaluar për herë të parë makinat me benzinë, që kanë 29,8.% të tregut, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Ndërtuesve të Automobilëve.
Shitjet e këtyre modeleve (me motor benzine dhe bateri të vogël elektrike që nuk mund të lidhet), që mbeten shumë më ekonomike se modelet elektrike, janë shtuar mesatarisht 12,5%, por janë rritur vrullshëm në Francë dhe Spanjë.
Shitjet e makinave elektrike janë rritur në Europë, pas disa muajsh rënie, por mbeten larg niveleve të pritshme. Makinat elektrike kanë 17,3% të shitjeve të makinave të reja, krahasuar me 14.8% të shtatorit 2023.
Shitjet janë rritur në mënyrë të veçantë në Gjermani, Belgjikë, Itali e Spanjë.
Add new comment