Gjermania kthen kontrollet në kufi. Mitsotakis: Po i lihet topi vendeve kufitare
Vendimi i Berlinit për të rikthyer kontrollin kufitar u pa si një lëvizje e kancelarit Olaf Scholz për të minimizuar terrenin e fituar nga e djathta ekstreme në prag të zgjedhjeve të reja. Megjithatë rikthimi i kontrolleve në kushtet kur lëvizja zyrarisht është pa viza, përbën një problem. Kryeministri grek, Mitsotakis, ka dërguar me këtë rast një mesazh për palën gjermane, përmes të cilit ka vënë në dukje gabimin që përfaqëson një akt i tillë.
Përgjigja ndaj problemit të migracionit mund të jetë kompromisi i ndershëm për ruajtjen e kufinjve europianë. Nuk mund ta lëmë topin në fushën e vendeve që janë në kufi
ka thënë Mitsotakis për radion “Talk”.
Megjithë strukturat e ngritura, fondet e dhëna dhe përpjekjet e bëra, problemi i migracionit në Europë nuk është zgjidhur.
Së pari në aspektin politik: Europa nuk e di nëse i do apo jo imigrantët, ndërkohë që ekonomia ka nevojë për ta. Europa po del nga shtrati i multikulturalizmit duke ripërkufizuar me sens militarist Të Huajin si dukuri e huaj në shoqëri, ndërkohë që mban në fuqi legjislacion të favorshëm. Europa nuk arrin do të gjejë zgjidhje për kufinjtë dhe për shmëtinë dhe turpin e vet përdor ish-kolonitë e veta si Shqipëria apo Libia për të ndërtuar kampe.
Comments
Ok kontroll. Po pastaj?
Te gjithe duan te fitojne nga pak per vete, e kur kjo rendon ne ortaket e tjere askush nuk merakoset. Si hajdutlleku ne kohen e merhumit ne koperativa. Vidhje ti nje vic, dhe humbja ndahej nder anetaret. Po ti ishe i fituari se kishe vicin dhe ate pjesen tende te humbjes se perbashket e paguaje me qejf.
Sholcin askush nuk po e do ne Gjermani. Si rezultat i politikave te tij pro ukraines e pro izraelit pa asnje kusht, kosto e jeteses e gjermaneve eshte rrit 35% e qerate rreth 70%. Plus politikisht AfD po fiton terren shume e atij te beje dicka te kesaj natyre. Dhe pergjigja eshte kontrolle ne kufinjte tokesore. Qe dmth, sirianet e afganet e libanezet qe vijne nga greqi, bullgari, itali e austri, le te rrine andej.
E kjo rendon mbi keto vende qe nga njera ane i duan milionat gjermane per asfaltet e urat e veta, por skane fare para per te mbajt refugjate, nderkohe qe Gjermania ofron gati 650 euro ne muaj per koke.
Atehere lindin problemet tjera si gardhe me gjemba si ne kohen e rrajhut ne sllovaki hungari e bullgari apo me keq akoma Greqia kur banda te organizuara nga shteti, apo rojet bregdetare greke me uniforme i mbysin rrefugjatet qe ne det, pa i lene shans te prekun token e BE.
Si zgjidhet?
Franceze gjermane e italiane dikur paten vendosur te paguanin vendet e zanafilles, Turqi e afrikano veriore per te rritur standartet atje. Prova turke e merkelit nuk eci.
Dhane vetem 6 miliarde ne 2016 kur Turqia donte 50, dhe ata ua dhane hajduteve turq te ngo-ve qe mbushnin raporte per te justifikuar leket. Si tek ne ketu dmth, ku nuk del dot dikush qe te thote ku ua ka pare hajrin ne vepra publike milionave evropiane.
Micotaqis ka te drejte.
Duke pare qe ne rruget e romes, milanos parisit a brukselit, nje ne tre eshte o me ngjyre o i mbuluar, nuk i pelqen fare e ardhmja, qe tashme duket se eshte e pashmangshme.
Add new comment