Volkswwagen shyrton opsionin e mbylljes së fabrikave në Gjermani
“Volkswagen” po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani. Shkak për këtë është kostoja e prodhimit dhe shkurtimi i shpenzimeve në shkallën 4 miliardë euro në raport me sfidat e konkurencës në tregun europian. Por sidomos me kostot e tranzicionit drejt makinave elektrike.
Industria europiane e automobilëve aktualisht gjendet në një pozicion sfidues dhe serioz. Mjedisi ekonomik është përkeqësuar dhe konkurrentët e rinj po bëjnë presion drejt tregut europian. Gjermania është duke mbetur prapa si një vend konkurrues. Si kompani, ne duhet të veprojmë
tha shefi ekzekutiv i “Volkswagen AG”, Oliver Blume, cituar nga agjencia “Deutsche Welle”.
Kompania është punëdhënësi më i madh në Gjermani me 650 mijë punëtorë dhe konsiderohet si prodhuesi më i madh i makinave në Europë.
Add new comment