Irani: Helikopteri i presidentit Raisi u rrëzua nga moti i keq
Irani ka bërë publike rezultatet e hetimit të aksidentit ajror që i mori jetën presidentit të vendit dhe shtatë personave të tjerë disa javë më parë.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se shkak për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Ibrahim Raisi janë bërë kushtet sfiduese klimatike dhe atmosferike.
Raporti përfundimtar në përfundim të hetimit është hartuar nga Bordi i Lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Në të flitet për shfaqjen e papritur të një mase të trashë mjegulle të dendur që ngrihej lart ndërsa helikopteri u përplas me një mal.
Sipas raportit, nuk ka pasur shenja sabotimi në pjesë dhe sisteme.
Më 20 maj, Raisi së bashku me shtatë të tjerë, mes të cilëve edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian, humbën jetën pasi avioni me të cilin udhëtonin ra në një zonë të largët malore në Iranin veriperëndimor.
Raisi shihej si mbrojtës i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe është përfolur shpesh si njeriu që mund të pasonte atë.
Ai u bë presidenti i dytë i Iranit që humb jetën në detyrë. Në vitin 1981, një shpërthim bombe vrau presidentin Mohammad Ali Rajai në ditët kaotike pas revolucionit.
Comments
Ishte helikopter.
Ishte helikopter.
Add new comment