290 milionë € gjobë Uber. Transferoi të dhënat e shoferëve në SHBA
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/08/uber0-a0f3499d5056b3a_a0f34b42-5056-b3a8-4954cdf5259f751f_2024_08_26_13.jpg?itok=qwj-dLvb)
Entet rregullatore të Francës dhe Hollandës kanë njoftuar gjobitjen me 290 milionë euro të kompanisë “Uber” për shkak të shkeljes së privatësisë së drejtuesve. Sipas rregullatorëve, "Uber" nuk arrit të mbronte siç duhet “informacionin sensitiv” dhe dërgoi të dhënat në servera në SHBA. Të dhënat përfshijnë hollësi të llogarive, liçenca taksish, të dhëna vendndodhjeje, foto, hollësi pagesah, dokumente identiteti dhe në disa raste edhe të dhëna kriminalistike dhe mjekësore të shoferëve.
Në Europë, Rregullorja e Përgjithshme për të Dhënat mbron të drejtat e njerëzve, duke u kërkuar bizneseve dhe qeverive të menaxhojnë të dhënat personale me kujdesin e duhur. Është e trishtueshme që kjo nuk është e vetëkuptueshme jashtë Europës. Mendoni qeveritë që mund të prekin të dhënat në shkallë të gjerë
është shprehur Aleid Wolfsen, kreu i Entit Rregullator hollandez.
Gjoba erdhi pas një padie kolektive të 170 shoferëve të “Uber” në Europë ndërkohë që zëdhënësi i kompanisë, Caspar Nixon e cilësoi gjobën tërësisht të pajustifikueshme dhe të jashtëzakonshme.
Add new comment