IA Video/Kamala dhe Donaldi, më të lumtur se kurrë

Postuar në 19 Gusht, 2024 13:07

Fushata elektorale në SHBA po evidenton për herë të parë përdorimin e inteligjencës artificiale në përçimin e mesazheve që në pamje të parë vijnë si argëtuese, por e kanë brenda elementin politik.

Donald Trump shfaqet me rivalen Harris si një çift romantik, që ecin për dore, puthen e mandej kanë edhe një fëmijë. Si një film i realizuar me dy kandidatë për president, ndërkohë teknologjia e manipulimit të videove po ecën me ritme të jashtëzakonshme duke përafruar momentin kur krijimi nga origjinali nuk ka për t’u dalluar

Të imagjinojmë sikur video të tilla të shumëfishohen sa të bëhen norma e perceptimit mbi dy njerëz që përndryshe dëgjohen për atë që thonë. Si do të jetë debati presidencial mes të dyve, ndërkohë që video të tilla ndermjetësojnë një marrëdhënie që politika dhe jeta e ka bërë të pamundur.

IA hyn dhe bën realitet atë që fati nuk e desh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pervertim total i te gjitha vlerave dhe sigurive. Perdorimi i te ashtuquajtures AI ne keto forma nuk eshte gje tjeter vecse shfytyrim i se vertetes deri ne absurdin kur pa nguriim te bardhes do te fillojme t'i themi e zeze, dhe te zezes e bardhe. Nuk eshte e thene qe Apokali[si te vije me rrufera e permbytje, kalores e bisha qe vjellin zjarr. Edhe fantazia e Shen Gjonit nuk mund te arrinte kete pike te Apokalipsit shpirteror kur njerezit do te kthehen ne ameba.

PS Nuk pretendoj te jem as profet as ndonje gjeni i pazbuluar, po keto qe po them vijne nga nje njeri normalo - mesatar qe ka filluar te shqetsohet per te ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.