Turqia i bashkohet padisë ndaj Izraelit për krime kundër njerëzimit në Gaza

Postuar në 05 Gusht, 2024 18:42

Turqia do të depozitojë një kallëzim ndaj Izraelit në Gjykatën e OKB-së të Drejtësisë Ndërkombëtare. Akti pason një të tillë të ngjashëm të Afrikës së Veriut, për të cilin u fol se madje do të lëshohej urdhër arresti ndërkombëtar edhe për Beniamin Netanyahun, kryeministrin e Izraelit.

Ne do të depozitojmë këtë të mërkurë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen tonë mbi Izraelin që të mund të marrim pjesë në gjyq

citojnë mediat Ministrinë e Jashtme turke.

Kreu i kësaj ministrie, Hakan Fidan ka akuzuar Izraelin se po kërkon të përhapë luftën në Gaza në mbarë rajonin. Sipas tij: 

Beniamin Netanyahu nuk do paqe. Ai do të përhapë luftën në Gaza në rajon dhe veprimet e qeverisë izraelite janë të rrezikshme për mbarë botën nëse nuk ndalen. E gjithë bota do të paguajë një çmim të rëndë për të. Ata që mbështesin Izraelin janë përgjegjës për çfarë po ndodh

Turqia e akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit në Gaza dhe kërkon që administrata e Natanyahut të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.