Britania me vektor të ndryshëm politik nga BE. Zgjedhjet dërrmojnë Rishi Sunak

Postuar në 04 Korrik, 2024 23:47

Europa kthen djathtas, Britania e Madhe majtas. Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar flasin për një fitore dërrmuese të laburistëve, 14 vjet pas daljes së tyre nga pushteti. 170 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të majtët e Keir Starmer, shumica më e madhe e tyre që nga koha e Tony Blair. Rishi Sunak pritet të japë dorëheqjen dhe të dhënat po flasin për 131 vende në Parlament, një rekord i ri për përfaqësimin më të ulët që nga viti 1906 me 156 vende për konservatorët.

Ka për të qenë një natë pabesueshmërisht e vështirë

citohet të jetë shprehur Stev Baker, ministër në kabinetin e Sunak dhe një mbështetës i zjarrtë i BREXIT.

Këtu qëndron ndoshta mesazhi kryesor ndërkombëtar i këtyre zgjedhjeve që po shihen edhe si një refleks i akumuluar i pasojave të daljes nga BE. Por në kushtet kur në BE po luan e djathta, fitorja e laburistëve provon se Britania vazhdon me izolimin e shkëlqyer të vetin, që mishërohet te koha e ndryshme politike e saj me Europën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.