Europa si Amerika Latine, treg droge me vlerë miliarda euro

Postuar në 08 Mars, 2024 14:26

Një treg droge me vlerë miliarda euro ka vënë në lëvizje një makineri dhune të paprecedentë në Europë. Bëhet fjalë për rreth 30 miliardë euro që qarkullojnë çdo vit, shifër kjo e përllogaritur nga Europoli dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA). Importet e kokainës dhe eksportet e ekstazisë arritën secili shifra rekord në vitin 2022.

Alexis Goosdeel, drejtori i EMCDDA, e krahason nivelin e dhunës që ka gjeneruar ky treg me situatën në Amerikën Qendrore.

Është pjesë e realitetit të përditshëm në Bashkimin Evropian,” tha ai.

Drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Bolle, thotë se gjatë kontrolleve brenda kufijve të BE-së janë gjetur edhe dhoma torture.

Këtë nuk e kemi parë kurrë më parë. Kjo është përdorur në Amerikën Latine, por jo në BE”, tha ajo në konferencën për shtyp.

Pavarësisht se De Bolle nuk e specifikoi rastin, mediat kanë hedhur hipotezën se bëhet fjalë për kontejnerët e torturave në Evropë, pranë portit të Roterdamit në vitin 2020.

Një tjetër shqetësim lidhet me moshën e njerëzve që punojnë në tregjet e paligjshme. Bandat në Marsejë po punësojnë gjithnjë e më shumë adoleshentë për të shitur drogë apo për të monitoruar lëvizjet e policisë.

Familje të tëra po jetojnë nga të ardhurat që marrin nëpërmjet të rinjve që punojnë për grupet kriminale,” thotë De Bolle.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, "Rregullimi i tregut, monopolet e qeverisë ose ofrimi për qëllime mjekësore janë vetëm disa nga alternativat e mundshme, jo domosdoshmërisht ekskluzive," shkroi kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema, shprehej në janar në një opinion për The Guardian se Holanda rrezikon të kthehet në një "narko-shtet.”

Belgjika, e cila ka presidencën e Këshillit të BE-së, është përqendruar te forcimi i sigurisë në porte dhe rritja e bashkëpunimit me sektorin privat përmes Aleancës së Porteve Evropiane të sapokrijuar.

Pavarësisht se Belgjika ka rënë dakord me autoritetet e Amerikës Latine për "të trajtuar në mënyrë efektive të gjitha aspektet e çështjes globale të drogës" gjatë pesë viteve të ardhshme, disa prej tyre, mes të cilave Kolumbia dhe Ekuadori – kanë sugjeruar që liderët evropianë duhet t’i hedhin sytë brenda kufijve të kontinentit. Qytetet si Brukseli, Amsterdami, Lisbona dhe Tarragona kanë ndër normat më të larta të përdorimit të kokainës për frymë në tokë, sipas shifrave të EMCDDA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.