Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet
Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë dollarë), sipas shefit të markës, Thomas Schaefer, vjen për shkak të kostove të larta dhe produktivitetit të ulët. Ky plan shihet si hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin në kalimin tek makinat elektrike.
"Me shumë nga strukturat tona para-ekzistuese, proceset dhe kostot e larta, ne nuk jemi më konkurrues si marka Volkswagen," tha Schaefer në një takim të stafit në selinë e prodhuesit të makinave në Wolfsburg, sipas Reuters.
Kompania kishte thënë më parë se planifikonte të përfitonte nga "kurba demografike" për të reduktuar fuqinë e saj punëtore, duke u zotuar se nuk do të kryente shkarkime deri në vitin 2029. Por për të mos shkelur zotimin, po shihet mundësia e marrëveshjeve për pension të pjesshëm ose të parakohshëm. Megjithatë, pjesa më e madhe e objektivit të kursimeve prej 10 miliardë euro do të arrihet përmes masave të tjera përveç reduktimit të personelit.
Add new comment