Malltezi, Gaçi...Po me shkeljet e paprecedenta në Bazën e Sarandës kush shkon në burg?
Sekuestroja e sipërfaqes së fituar në bregdet nga investitori strategjk Artan Gaçi, sinjalizon se mundet që të jemi në kushte cilësisht të reja, kur paditë për abuzimet me pronën të shndërrohen në procedime penale. Pavarësisht rezultatit të procedimit duhet thënë se sekuestroja e ka një efekt: atë financiar dhe besueshmërinë publike të investitorit.
Është po ashtu ironike që Gaçit i veprohet me sekuestro pas një kallëzimi të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, aktualisht në burg. Burg për burg dhe këtu pretendimi i Belerit se po dënohet pse po denoncon mafien e pronave, duket sikur merr terren.
Por precedentët e vendosur me ngjarjen Malltezi dhe tani Gaçi, shtrojnë për diskutim nevojën për të pyetur: çfarë po bëhet me bazën e Sarandës, Porto Romanon, pra me hetimin e tyre?
Ka një padi për këto dosje dhe aty abuzimi është shumë më flagrant. Nëse SPAK do të duhej të vepronte siç po vepron, në pranga do të duhet të binin shumë të tjerë.
Add new comment