Opozita serbe kërkon hetim parlamentar për ngjarjet e Banjskës
Opozita serbe ka kërkuar mbajtjen e një seance parlamentare lidhur me zhvillimet në Banjskë të Kosovës më 24 shtator të këtij viti.
Rrethana të reja u shfaqën më 24 shtator dhe ne si njerëz të përgjegjëshëm nuk mund t’i injorojmë dhe të veprojmë si regjimi i presidentit Aleksander Vuçiç. Aleksander Vuçiç po përpiqet t’I mbulojë ato…por ne si njerëz të përgjegjshëm duhet të reagojmë
citohet të jetë shprehur Srdan Milivojeviç i Partisë Demokratike Serbe.
Sipas tij në axhendë të seancës duhet të jetë raportimi i presidentit mbi situatën e sigurisë, përqendruar te ngjarjet e 24 shtatorit dhe së dyti është krijimi i një Komiteti Hetimor për të hedhur dritë mbi faktet e ngjarjeve dhe në veçanti për rolin e Milan Radoiçiç në to.
Add new comment