Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?
Në një intervisë për Neës 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për çështjen “Beleri”. Që konsiston në idenë se fajin e ka Berisha.
Është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur. Nuk është çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë, e minoritetit grek në Shqipëri, që është një komunitet që ka kontribuuar njësoj si etnitë e tjera këtu, dhe që nuk ka asnjë dallim. Çështja Beleri është çështje e drejtësisë, dhe ne presim që të marrë rrugë dhe marrëdhënia mes dy vendeve të mos cenohet nga hije të së shkuarës dhe nacionalizma të dala boje
citohet ministrja.
Po nëse Beleri do humbiste do kishte probleme të tilla?
Nga ana tjetër, nëse Beleri qenka kandiduar pavarësisht dosjeve që ka patur, si e shpjegon kjo zonjë që Parlamenti u mbush me kriminelë dy mandatet e para? Kriminelë me mandatin e partisë së saj, për të cilët z. Rama më në fund pranoi si justifikim se ai ishte mjaftuar me dëshminë e penalitetit.
Po vallë a nuk është përgjegjësia personale? A nuk thotë kështu Partia e Socialistllarëve të Shqipërisë? E pse duhet të mbajë përgjegjësi Berisha dhe Meta për Belerin dhe aventurat e tij? Ata dëshminë e penalitetit kanë parë e atë e ka parë edhe KQZ-ja.
s.zaimi
Comments
Maskarai
Beleri eshte antishqiptar o ti autor.
Parlamenti eshte thjesht hajdur dhe analfabet.
Dëme bejne t dy po nuk ka vend per krahasim.
Ke dgju ndonje deputet ti qe thot shqiptaret kan ardh nga kaukazi??
Jo, sepse jam i bindur qe nuk
Jo, sepse jam i bindur qe nuk u intereson dhe ndoshta e dine Kaukazin marke birre.
Add new comment