Oqeanet po bëhen jeshile

Postuar në 06 Shtator, 2023 14:35

Bluja e thellë e deteve dhe oqeaneve po zhduket. Një studim i publikuar në revistën “Nature” konkludon se për shkak të aktivitetit njerëzor, bluja e ujërave të oqeaneve po shndërrohet gradualisht në jeshile.

Në përgjithësi, oqeanet me gjerësi të ulët janë bërë më të gjelbër në 20 vitet e fundit”, thuhet në studim.

Stephanie Dutkiewicz, njëra prej autoreve të studimit, thotë se ky ndryshim pritej.

"Unë kam kryer simulime që më kanë bërë të mendoj për vite të tëra se këto ndryshime në ngjyrën e oqeanit do të ndodhin," tha ajo.

Të shohësh në fakt se po ndodh realisht nuk është befasuese, por e frikshme. Dhe këto ndryshime janë në përputhje me ndryshimet e shkaktuara nga njeriu në klimën tonë.

Ndryshimi i ngjyrës u zbulua ndërsa studiuesit hulumtuan të dhëna satelitore që u përkasin rreth dy dekadave. Ata arritën në përfundimin se 56% e sipërfaqes së oqeanit ishte më e gjelbër se sa ishte para fundit të shekullit.

Ky ndryshim do të ketë impakt te zinxhiri i ushqimit detar, por studimi nuk specifikon një ndikim më të gjerë tek njerëzit.

Shkencëtarët e shpjegojnë ndryshimin e ngjyrës me dorën njerëzore, por studimi nuk nxjerr në pah ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e temperaturave të sipërfaqes së detit.

"Ne nuk e dimë se çfarë po e shkakton trendin. Mund të jetë material organik i tretur, ndryshime në llojin dhe sasinë e fitoplanktonit...të gjitha këto aspekte mund të ndikojnë në ngjyrën e oqeanit," thotë Emmanuel Boss, një tjetër pjesëtar i ekipit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.