Një kryeministër senil

Postuar në 05 Shtator, 2023 00:09

Në fjalën e djeshme në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama ndër të tjera tha se: 

Kam përgjegjësi të madhe morale. Më të madhen pa diskutim. Përgjegjësia ime nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë apo të zmbrapsem pse dikujt që i besoj një punë e mbështes pa fund dhe atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton besimin tim dhe tuajin, por edhe flamurin. Flamurin e të gjithë shqiptarëve por edhe atë të PS-së

Puna është se ne të tjerët nuk dimë cili është flamuri i PS-së. Jo për nga stema, por morali. Cila është busulla e kësaj partie që të kuptojmë edhe tradhëtarët dhe çfarë kanë tradhtuar. Që ta kuptojmë edhe ne se çfarë dallimi ka mes Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt e Ilir Beqajt e me radhë. 

Dhe një kryeministri nuk i kërkohet të skuqet apo zverdhet, por të bëjë publike se çfarë ka ditur për aferat për të cilat deklaron se ka përgjegjësi të madhe. Ne shohim që ky nuk ka inicuar asnjë kallëzim, madje ka mbrojtur me ngulm, duke krijuar dyshime mbi inteligjencën e tij, çka passjell rrjedhoja. Punët nuk shkojnë mirë me një kryeministër senil. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.