Sinjale zyrtare për shkëputjen e Italisë nga nisma Belt&Road

Postuar në 02 Shtator, 2023 11:50

Italia nuk është e kënaqur me rezultate e deritanishme të përfshirjes në nismën kineze të Rrugës së Mëndafshit.

“Tregtia midis Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar siç pritej që kur Roma iu bashkua Iniciativës së Pekinit "Belt and Road" katër vjet më parë", tha sot ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Në vitin 2019, Italia u bë vendi i parë i madh perëndimor që iu bashkua nismës së infrastrukturës së Kinës, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara.

"Rruga e Mëndafshit nuk solli rezultatet që prisnim," tha Antonio Tajani në forumin ekonomik të Shtëpisë Evropiane Ambrosetti pak para se të nisej për një udhëtim në Kinë.

Ne do të duhet të vlerësojmë, parlamenti duhet të vendosë nëse do të rinovojë apo jo pjesëmarrjen tone në të.

Analistët politikë e shohin të vështirë rinovimin e marrëveshjes nga ana e Romës, edhe për shkak të presionit nga SHBA dhe BE. Marsi i vitit të ardhshëm është afati zyrtar i përfundimit të saj, por nëse Italia nuk tërhiqet deri në dhjetor, asaj do t’i duhet të qëndrojë në marrëveshje edhe 5 vjet të tjera.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.